“Koha Ditore”: Zgjedhjet në Kosovë më 6 tetor

Prishtinë, 22 gusht 2019 (MIA) – Kosovarët do t’u drejtohen kutive të votimit të dielën e parë të tetorit, në rast se deputetët votojnë të enjten pro shpërndarjes së Kuvendit, shkruan gazeta “Koha Ditore”.

Datën më të mundshme të zgjedhjeve të parakohshme presidenti Hashim Thaçi ia ka përmendur të mërkurën kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, në një takim që e ka pasur me të.

Siç njofton korrespodenti i MIA-s në Prishtinë, një burim i kabinetit të Thaçit ka thënë se, mbështetur në atë çfarë kreu i shtetit ka folur me Dakën, zgjedhjet do të shpallen menjëherë pas shpërndarjes së Kuvendit.

“Presidenti ka thënë se nëse shpërndahet Kuvendi nesër, ai menjëherë të premten ose më së largu të hënën do ta dekretojë datën e zgjedhjeve të parakohshme. Ai është përcaktuar që zgjedhjet të mbahen më 6 tetor”, ka thënë ky burim për “Koha Ditore”.

Kuvendi i Kosovës për sot në ora 10 ka thirr seancë ku në rend dite është votimi për shpërndarjen e Kuvendit me çka hapet rruga e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Para votimit të shpërndarjes të përbërjes së gjashtë parlamentare të Kosovës, si pikë e parë e rendit të ditës është ratifikimi i marrëveshjes financiare me BE-në me të cilën Kosova duhet të merr rreth 100 milionë euro nga IPA fondet.

Pas dorëheqjes, para më shumë se një muaji e kryeministrit Ramush Haradinaj, partitë parlamentare të Kosovës edhe nga pushteti dhe opozita u dakorduan Kuvendi të shpërndahet më 22 gusht me çka presidenti Thaçi duhet t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. ia/fab



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail