Tramp i ka propozuar Erdoganit marrëveshje në vlerë 100 miliardë dollarë dhe zgjidhjen e sanksioneve për raketat “S-400”

Uashington, 13 nëntor 2019 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp i ka propozuar kolegut të tij turk, Rexhep Taip Erdogan marrëveshje në vlerë 100 miliardë dollarë me kushte të volitshme për vendin e saj, si dhe ndihmë gjatë zgjidhjes së çështjes së sanksioneve që Uashingtoni planifikon t’ia imponojë Ankarasë lidhur me dërgesat e sistemeve raketore ruse “S-400”, ka bërë të ditur gazeta amerikane “Uashington Post”.

Sipas burimeve të administratës në Uashington, Tramp që javën e kaluar i ka dërguar letër Erdoganit ku ia ka thënë propozimin. Qëllimi i iniciativës ka qenë përmirësimi i marrëdhënieve bilaterale mes SHBA-së dhe Turqisë.

Sipas burimit anonim të gazetës, administrata në Uashington konsideron se sistemet “S-400” ende nuk janë “lëshuar në përdorim” për Turqinë të mund të ketë “qasje deri te mjetet për komunikim dhe mbrojtje të avionit amerikan “F-35”.

Kongresmenët amerikan me siguri do të kritikojnë propozimin e presidentit amerikan për shkak të faktit se shumë kongresmenë dhe senatorë e mbështesin qëndrimin për vendosjen e sanksioneve kundër Ankarasë konform ligjit “për kundërshtimin e kundërshtarëve amerikan përmes sanksioneve”.

Sipas gazetës, të njëjta kushte Uashingtoni ia ka propozuar Ankarasë edhe në tetor kur ka dashur të parandalojë operacionin e saj në Siri, por tentimi ka qenë i pasuksesshëm. fab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail