Blakaj: Është logjike që Gjykata Speciale t’i bëjë thirrje edhe Hashim Thaçit

Prishtinë, 13 nëntor 2019 (MIA) – Drejtori i Qendrës për të Drejta Humanitare në Prishtinë, Bekim Blakaj, deklaroi se fillimi i punës së Gjykatës Speciale, edhe krahas paragjykimeve për të, mund t’i ndihmojë Kosovës dhe se është logjike kjo gjykatë t’i bëjë thirrje edhe presidentit kosovar Hashim Thaçi.

Duke qenë mysafir në KTV, Blakaj tha se e rëndësishme është edhe Dhomat e Specializuara të fillojnë me punë sa më shpejtë që është e mundur.

Ai konsideron se në skenën publike ndërkombëtare ekzistojnë shumë paragjykime.

“Dhomat e Specializuara, munden edhe t’i ndihmojnë Kosovës sepse edhe ashtu paragjykimet janë tepër të larta dhe me fillimin e procesit atëherë mund të sqarohen shumë gjëra dhe dimensioni krimeve mos të jetë aq i gjerë”, tha Blakaj.

Duke folur për mundësinë Gjykata Speciale t’i bëjë thirrje edhe Hashim Thaçit, Blakaj tha se emri i tij më së shpeshti përmendet në raportin e Këshillit të Evropës, transmeton portali Kosovo onlajn.

“Tërësisht është e logjikshme edhe ai të thirret nga Prokuroria Speciale, por nuk mund ta dimë në ç’farë përbërje – si i dyshuar ose dëshmitar”, tha Blakaj. sa/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail