Gana konfirmon tërheqjen e njohjes së Kosovës, Thaçi – nuk ka tërheqje të njohjeve

Prishtinë, 13 nëntor 2019 (MIA) – Gana ka revokuar njohjen e saj, siç thotë, “të nxituar” të Kosovës – një veprim i mbështetur nga Serbia, e cila kundërshton shtetësinë për Kosovën.

Kështu shkruan agjencia e lajmeve AFP, duke u thirrur në një deklaratë të zëvendësministrit të jashtëm të këtij vendi.

“Qeveria e Ganës ka vendosur të tërheqë njohjen e Kosovës si një shtet i pavarur”, ka thënë për AFP, zëvendësministri i Jashtëm Çarlls Oviredu.

Siç ka shtuar ai, arsyet i janë komunikuar Serbisë, përmes një letre, përcjell Telegrafi.

“Vendimi për njohjen e Kosovës doli të ishte i nxituar”, citohet të jetë thënë në letër, për njohjen e saj në 2012.

“Gana ka marrë parasysh dialogun në vazhdim midis Serbisë dhe Kosovës që synon zgjidhjen e çështjes së kërkesës së kësaj të fundit për t’u njohur si një entitet i pavarur dhe sovran dhe mbështet procesin e vazhdueshëm për të sjellë deri te përfundimi i çështjes”, citohet të jetë thënë tutje.

Sipas AFP-së, njoftimi mund të pengojë rifillimin e një dialogu të gjatë midis Beogradit dhe Prishtinës, i udhëhequr nga Bashkimi Evropian (BE), i cili është ngrirë për më shumë se një vit.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008 në atë që vlerësohet si “kapitulli i fundit i shpërthimit të gjatë dhe të përgjakshëm të Jugosllavisë”.

Siç komenton tutje AFP, Kosova njihet nga shumica e Perëndimit, por i duhet që Serbia – dhe aleatët e Beogradit Rusia dhe Kina – që të pranojnë shtetësinë e saj për të marrë një vend në OKB.

Një lajm i tillë fillimisht ishte dhënë nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, pas të cilit kishte reaguar Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit në detyrë të MPJ-së, Behgjet Pacolli, në një prononcim për Telegrafin ka thënë gjatë ditës se ky është një tjetër lajm i rrejshëm.

Zyberaj ka thënë se kjo është një propagandë e vazhdueshme dhe e ndyrë nga Ivica Daçiq.

Ndërkaq edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar se nuk ka asnjë informatë zyrtare për tërheqje të njohjeve për Republikën e Kosovës.

Në një intervistë për RTK, ai ka deklaruar se propaganda dhe veprimet destruktive të Serbisë nuk ndalen, ndërsa për deklarimet e fundit të Beogradit për tërheqje të njohjes nga Gana, Thaçi tha se nuk ka asnjë informatë zyrtare për tërheqje, kurse nga institucionet e vendit është njoftuar se kjo është një deklaratë e pavërtetë e Beogradit. ab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail