Për shkak të doganave në Kosovë, humbje të mëdha në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë

Beograd, 20 nëntor 2019 (MIA) – Një vit pas vendosjes së doganës për mallrat e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, dëmi financiar i të dyja vendeve është i madh, përderisa Kosova në masë të madhe arriti që t’i zëvendësojë produktet me produkte nga vende të tjera, informon Radio Evropa e Lirë.

Qeveria e Kosovës vendosi dogana të drejtuara drejtë përforcimit të prodhimtarisë vendore, ekonomisë dhe shtetësisë së Kosovës, si dhe mbrojtje e interesave vitale të Kosovës, për shkak të “fushatës agresive ndërkombëtare të Serbisë kundër Kosovës”.

Dogana e Kosovës kumtoi se importi nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina është ulur për 99 për qind dhe se eksporti nga të dyja vendet ishte vetëm gjashtë milionë euro për një vit.

“Vlera e importit vjetor të produkteve nga Serbia (para doganave) ishte rreth 450 milionë euro, ndërsa nga BeH rreth 85 milionë euro. Një vit pas vendosjes së masave mbrojtëse në këto vende, importi ra për 99 për qind në këtë periudhë njëvjeçare. Kjo domethënë se importi nga Serbia është ulur për rreth 440 milionë euro”, tha drejtori i doganës së Kosovës Bahri Berisha për Radion Evropa e Lirë.

Sa i përket të ardhurave doganore, ai shton se nuk ka pasur ndryshime të mëdha sepse produktet nga Serbia dhe BeH janë zëvendësuar me produkte nga vende të tjera. fc/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail