Kroacia fillon negociata me Merkelin për investim në “Folksvagen”

Zagreb, 20 nëntor 2019 (MIA) – Qeveria kroate sot pritet të hapë bisedime me kancelaren gjermane Angela Merkel për arritjen e Folsfagenit në Kroaci, bëri të ditur ministri i Ekonomisë Daro Horvat, informuan mediet kroate.

Edhe pse para tri javëve, shefi i prodhimtarisë së Folsfagenit, Andreas Tostman, deklaroi se nuk kërkojnë lokacion alternativ për fabrikën e tyre të re prej 1,5 miliardë, edhe krahas vonesës në Izmir, Horvat thotë se qeveria ka përgatitur ofertë për investitorin gjerman dhe është i vendosur që ai investim të realizohet në Kroaci.

Horvat deklaroi se Qeveria paraprakisht i kishte pranuar dhe përpunuar të gjitha kërkesat e menaxhmentit të Folksfagenit dhe ka zbuluar tri lokacione potenciale për fabrikën.

“Bisedimet me Merkelin fillojnë … që ta realizojnë investimin e tyre në Kroaci, ndërsa qeveria grumbulloi ofertë për Folsfagenin dhe gjeti tri lokacione ku ka një milion metra katrorë tokë të gatshme dhe të gjitha kushtet e tjera, ndërsa ishin kërkuar 40 parametra, që të realizohet ai investim”, tha Horvat.

Sipas tij, ka tri lokacione për fabrikën: Varazhdin, Ivaniq-Qytet dhe Dugo Sello. fc/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail