Vuçiq ka biseduar me Ramën, ofroi ndihmë pas tërmetit

Beograd, 26 nëntor 2019 (MIA) – Presidenti serb Aleksandër Vuçiq sot në mëngjes ka biseduar me kryeministrin shqiptar Edi Ramën, pasi Shqipërinë e goditi një tërmet i fuqishëm dhe i ofroi ndihmë nga Serbia.

Serbia menjëherë dërgoi brigadë zjarrfikësish si ndihmë e parë në eliminimin e pasojave, transmeton “Blic”.

Vuçiq dërgoi edhe letër ngushëllimi deri tek presidenti dhe kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe Edi Rama, pas tërmetit të fuqishëm që e goditi vendin dhe i ofroi ndihmë në sanimin e pasojave.

“Me pikëllim i shohim fotografitë nga rrënojat në Durrës dhe vendet e tjera në Shqipëri. Më lejoni që juve dhe familjeve të viktimave t’u dërgojë ngushëllime të sinqerta si dhe ndaj dhimbjen me ata që i kërkojnë më të afërmit e tyre”, shkroi Vuçiq.

Ai theksoi që është rëndë që të parashikohen kësi lloj katastrofash dhe të ndalohet fuqia e pamëshirshme e natyrës.

“Nëse Serbia mund të ndihmojë në çfarëdo mënyre, ne jemi të gatshëm, në korniza të mundësive tona, të ofrojmë çfarëdo lloj ndihme në largimin e pasojave nga tërmeti katastrofal”, thuhet në letrën e Vuçiqit.

Së paku nëntë persona e kanë humbur jetën dhe janë lënduar më shumë se 300 njerëz në tërmetin me fuqi prej 6.4 ballësh sipas shkallës së Rihterit që sot në mëngjes e goditi Shqipërinë. bs/shk/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail