Rama ngriti padi për shpifje kundër kryeministrit në largim të Kosovës, Haradinaj thotë se nuk ka bazë

Prishtinë, 16 janar 2020 (MIA) – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ngriti padi për shpifje deri tek Gjykata Themelore në Prishtinë kundër kryeministrit në largim të Kosovës, Ramush Haradinaj. Padia ka të bëjë me shpifjen se Edi Rama gjoja është angazhuar për shkëmbim të territoreve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Haradinaj vlerëson se padia nuk ka bazë dhe se është ngritur vetëm për t’iu shmangur përgjegjësisë politike.

Haradinaj theksoi se në afatin e paraparë ligjor do të jep përgjigje për padinë, transmeton Kosova online.

“Në media sot është publikuar se kryeministri Edi Rama, në gjykatë ka ngritur padi kundër meje. Sipas ligjit, unë do ta përgatis përgjigjen ndaj padisë në afatet e përcaktuara ligjore”, theksoi Haradinaj.

Ai padinë e quajti të pabazë dhe tentim për shmangie të përgjegjësisë.

“Padia e kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diversion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë”, thekson Haradinaj në Fejsbuk.

Rama paraprakisht para Gjykatës Themelore në Prishtinë ngriti padi kundër Ramush Haradinaj në të cilën theksohet se kryeministri i Kosovës ka shpifur, për të cilin shkak kërkon kërkim falje dhe dëmshpërblim.

Në padinë ai thekson se Ramush Haradinaj në disa emisione të transmetuara në muajin tetor të vitit të kaluar ka folur për shkëmbime të territoreve mes Prishtinës dhe Beogradit, duke akuzuar atë që së bashku me Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiqin kanë hapur idenë për shkëmbime të territoreve. bs/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail