Qeveria e Kosovës zotohet për trajtimin e të gjitha marrëveshjeve të Brukselit, përfshirë edhe Asociacionin

Prishtinë, 26 maj 2020 (MIA) – Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë përsipër zbatimin e të gjitha zotimeve të cilat ndërlidhen me marrëveshjet që derivojnë nga dialogu i Brukselit. Kjo është evidentuar në Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) 2020-2024, i cili është miratuar javën e kaluar në ekzekutiv. Pjesë e obligimeve të MSA-së gjithashtu është normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, përfshirë zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara, respektimi i parimeve të bashkëpunimit rajonal dhe bashkëpunimi efektiv me misionin e Politikës të Jashtme, Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Aty përmendet edhe marrëveshja për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe, mekanizëm ky kundër të cilit ka qenë në vazhdimësi Lëvizja Vetëvendosje. Por, nuk saktësohet rruga që do të ndiqet dhe veprimet që mund të ndërmerren, raporton Koha Ditore.

“Në dhjetor 2015, Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë një aktgjykim lidhur me Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Qeveria e Kosovës gjithnjë do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, shkruan në Programin Kombëtar për Zbatimin e MSA-s, një kopje të të cilit e ka siguruar gazeta.

Gjykata Kushtetuese pati konstatuar shkelje në të shtatë kapitujt e marrëveshjes, por nuk e ka rrëzuar atë, duke rekomanduar që shkeljet të evitohen me rastin e draftimit të statutit. Kjo marrëveshje e cila është derivat i marrëveshjes së parë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, nga viti 2013 është trajtuar disa herë. Por, marrëveshja e parimeve për Asociacionin/Bashkësinë e nënshkruar në vitin 2015 gjatë qeverisjes së udhëhequr nga Isa Mustafa ishte shpallur antikushtetuese. Në marrëveshjen e koalicionit dhe programin qeverisës VV-LDK nuk ishte trajtuar themelimi i Asociacionit/Bashkësisë. Lëvizja Vetëvendosje sa ishte në opozitë, pati organizuar protesta bashkë me partitë e tjera të opozitës, në kundërshtim të kësaj marrëveshjeje. Gazeta ka pyetur të hënën në qeverinë e Kosovës se si do të trajtohet kjo çështje, por kanë thënë se do të përgjigjen më vonë. fab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail