Gjykata Kushtetuese e Kosovës ia njohi të drejtën partisë së dytë më të madhe për të formuar qeveri

Prishtinë, 29 maj 2020 (MIA) – Gjykata Kushtetuese e Kosovës mbrëmë miratoi vendim me të cilin ia njohi të drejtën presidentit të vendit, Hashim Thaçi për t’ia dhënë mandatin për formimin e një qeverie të re partisë së dytë të renditur në zgjedhjet parlamentare, pasi qeverisë së udhëhequr nga lideri i partisë që fitoi zgjedhjet Lëvizja Vetëvendosje (VV), Kuvendi i votoi mosbesim.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, me këtë vendim Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë kërkesën e e partisë deri tani në pushtet VV të kryeministrit në largim Albin Kurti të shpallet antikushtetues vendimi i Thaçit për dhënien e mandatit për formimin e një qeverie të re për kandidatin për kryeministër nga radhët e Bashkimit Demokratik të Kosovës (LDK), Abdullah Hoti.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, “votimi i suksesshëm i mosbesimit në një qeveri nuk çon domosdoshmërisht në shpërbërjen e Kuvendit”, siç pretendon partia e Kurtit, e cila këmbëngul për formimin e një qeverie të re vetëm pas zgjedhjeve të reja.

“Mosarritja e numrit të kërkuar të votave në Kuvend ose refuzimi i këtij mandati. e transferon të drejtën për të formuar qeveri në një parti politike ose koalicion që mund të ketë shumicën e kërkuar për të formuar një qeveri”, thuhet në kumtesën e Gjykatës kushtetuese, në të cilën theksohet se vendimi është miratuar unanimisht nga të gjithë nëntë gjyqtarët.

Pasi dy muaj më parë, më 25 mars, u miratua mosbesimi kundër qeverisë së drejtuar nga Kurti, presidenti i vendit ia dha mandatin për të formuar një qeveri të re LDK-së, si partia e dytë e renditur në zgjedhjet e tetorit.

Thaçi disa herë i ka bërë thirrje VV-së që të propozojë kandidat për kryeministër, ndërsa pasi partia e Kurtit nuk iu përgjigj thirrjeve të tij, më 30 prill ai ia dha mandatin Hotit. Të nesërmen, më 1 maj, VV e kundërshtoi të drejtën kushtetuese të Thaçit për t’ia dhënë mandatin çdo partie, përveç asaj që fitoi në zgjedhjet parlamentare.

Kurti ka thënë vazhdimisht ditëve të fundit se do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese “vetëm nëse është një interpretim i Kushtetutës dhe jo korrespodencë e tij”.

Pas marrjes së mandatit nga Thaçi më 30 Prill, Hoti dhe LDK njoftuan se, në bashkëpunim me disa parti opozitare, si dhe me ato të serbëve dhe komuniteteve të tjera etnike jo-shumicë, ata e kanë siguruar mbështetjen e nevojshme nga shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për formimin e qeverisë së re. ls/ab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail