Turqia ka dhënë Navtex të ri, Micotakis thirri takim të këshillit qeveritar për siguri kombëtare

Athinë, 10 gusht 2020 (MIA) – Informacion i ri i navigacionit (Navtex) për hulumtime sizmike të anijes “Oruç rejs”, ka dhënë Turqia në orët e hershme të mëngjesit, që sipas mediumeve greke, e përfshin pjesën detare mes ishujve Rodos dhe Kastelorizo, ndërsa kryeministri grek Kirijakos Micotakis thirri takim të këshillit qeveritar për siguri kombëtare, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Koordinatat e Navtex-it të sotëm turk, sipas mediumeve greke janë identike edhe në pjesën e njëjtë detare, si dhe informacioni paraprak i navigacionit të dhënë në fund të korrikut.

Atëherë, anija edhe pse aspak nuk i filloi hulumtimet, megjithatë i ashpërsoi marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë, ndërsa mediumet gjermane shkruajnë se Angela Merkel ka intervenuar për qetësimin e tensioneve.

Mediumet në Greqi komentojnë se Navtex i ri, që është në fuqi deri më 23 gusht, është reagim dhe përgjigje e Turqisë, të marrëveshjes konkrete mes Athinës dhe Kajros. sr/fb/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail