Çaushogllu: Nuk presim sanksione nga BE-ja, por nuk i përjashtojmë

Stamboll, 14 shtator 2020 (MIA) – Turqia nuk pret sanksione nga Bashkimi Evropian për shkak të kontestit me Greqinë për pretendimet territoriale në pjesën lindore të Detit Mesdhe, deklaroi sot ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çaushogllu, duke shtuar se megjithatë, një mundësi e tillë nuk mund të përjashtohet.

Ai përsëriti se Turqia është e hapur për bisedime të pakushtëzuara, por shtoi se anija për hulumtime sizmike do të vazhdojë me operacionet që i ndërpreu dje.

Anija, shtoi ai, është vendosur në portin në Antali për shkak të remontit.

Çaushogllu shtoi se nuk pret që liderët e BE-së, të cilët tashmë u dakorduan për sanksione më të buta kundër Turqisë, të ndërmarrin hapa të mëtutjeshëm në atë drejtim, por se kjo nuk mund të përjashtohet.

“Ato do të ishin kundër anijes tonë, kompanisë tonë, individëve. Vendime të këtilla silleshin në të kaluarën. A hoqëm dorë nga vendosmëria jonë? Jo, ajo vetë sa u shtua”, tha Çaushogllu.

Greqia dhe Qiproja e akuzojnë Turqinë për gjurmim në vend-burimet e naftës dhe gazit në ujërat e tyre, përderisa Ankaraja thotë se ka të drejta të barabarta edhe të resurseve në ato ujëra. Greqia dhe Turqia pohojnë se kanë të drejtë t’i shfrytëzojnë resurset energjetike në rajonin kontestues.

Turqia dërgoi anije hulumtuese në rajon, ndërsa anëtaret e BE-së dërguan anije në mbështetje të Greqisë. ab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail