Pompeo: Pjesëmarrja e Turqisë në konfliktin e armatosur midis Armenisë dhe Azerbajxhanit e rrit rrezikun në rajon

Uashington, 16 tetor 2020 (MIA) – Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo deklaroi se pjesëmarrja e Turqisë në konfliktin e armatosur midis Armenisë dhe Azerbajxhanit e rrit rrezikun në rajon dhe e përsëriti thirrjen që çështja të zgjidhjet përmes diplomacisë.

Në përshkallëzimin e konfliktit në Nagorno Karabah kanë humbur jetën qindra persona.

“Tani kemi turq të cilët janë bashkëngjitur dhe i kanë dhënë resurse Azerbajxhanit, duke e rritur rrezikun. Zgjidhja e këtij konflikti duhet të ndodhë vetëm përmes bisedimeve dhe negociatave paqësore, e jo konflikt i armatosur, ndërsa veçanërisht jo me përfshirjen e vendeve të treta të cilat japin armë në një situatë që tashmë është fuçi me barut.

Ai tha se shpreson se armenët do të mund të mbrohen nga ajo që e bëjnë azerbajxhanasit dhe se të gjithë seriozisht do ta kuptojnë armëpushimin, ndërsa pastaj do të ulen në tryezë dhe do të negociojnë. ar/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail