Selaniku në mini karantinë, Micotakis do të kumtojë masa të reja restriktive

Athinë, 30 tetor 2020 (MIA) – Rajonet e Selanikut, Larisës dhe Rodopit në pjesën veriore të Greqisë prej herët në mëngjes janë në fazën e kuqe (dhe më të lartë) sipas shkallës së rrezikut për përhapje të koronavirusit dhe futen në mini karantinë, ndërsa kryeministri grek Kirjakos Micotakis sot do të kumtojë masa të reja restriktive për parandalim të përhapjes plotësuese të koronavirusit, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Përveç orës policore nga ora 00:30 deri në 05:00, mbyllen kafenetë, restoranet, sallat e kinemave, teatrot, gjykatat, lokalitetet arkeologjike, muzeumet dhe fitnes qendrat, ndërpriten aktivitetet ekipore sportive, lejohet vetëm sporti individual, ndërsa të hapura do të mbesin dyqanet, shkollat dhe parukeritë.

Ditëve të fundit në Selanik ishte regjistruar numër i rritur i rasteve të reja të Kovid-19, ndërsa sipas zëvendësministrit për Mbrojtje civile të Greqisë Nikos Hardalas ka 1.955 raste dhe 4.399 kontakte të afërta të cilët janë në izolim shtëpiak, ndërsa mosha mesatare e rasteve është 35,5 vjet.

Hardalas sqaroi se mosha mesatare, si dhe kontrolli i kontakteve, tregojnë se rastet janë të lidhura me argëtime, aktivitete sportive dhe tubime masive.

Gjatë ditës së djeshme, njësitë mobile të Organizatës nacionale për shëndetin publik të Greqisë, përmes testeve të shpejta, zbatoi 3.400 testime në Selanik.

Sipas shkallës së rrezikut, shtatë rajone greke janë në fazën e kuqe (të gjitha në pjesën veriore të vendit), ndërsa 19 në fazën portokalli, mes të cilave edhe rajoni i Atikës, rajoni më i gjërë i Athinës.

Kryeministri grek Kirjakos Micotakis sot do të kumtojë, masa të reja, gjegjësisht siç tha dje “plan i ri aksionar në kohëzgjatje prej një muaji”.

Qëllimi i Qeverisë greke është të shmanget karantina e tërësishme, si ai në mars dhe prill, ndërsa njëri nga skenarët është ora policore të vendoset disa orë më herët, në orën 21 dhe 22 në vend se në 00:30 në rajonet që janë në fazën portokalli dhe të kuqe.

Micotakis dje ka marrë pjesë në mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Evropian në të cilin është biseduar për ballafaqimin me pandemisë, si dhe me pasojat ekonomike.

“Diskutim i frytshëm gjatë Këshillit Evropian për Kovid-19 dhe përforcimi i bashkëpunimit tonë rreth masave, testimi, si dhe për vaksinat. Evropa duhet të punojë më afër së bashku dhe të mbetet e bashkuar në betejën kundër pandemisë”, shkruajti Micotakis në “Tuiter” pas mbledhjes.

Në Greqi në tre ditët e fundit ishin regjistruar mbi 1.000 raste të reja të koronavirusit në nivel ditor, ndërsa dje shifra ishte më e vogël se pardje, por edhe numri i testeve ishte më i vogël duke e marrë parasysh atë që të mërkurën ishte festë dhe ditë jo pune.

Organizata nacionale për shëndet publik të Greqisë dje kumtoi për 1.221 të sapoinfektuar, ndërsa vdiqën edhe 12 persona.

Nga fillimi i epidemisë në Greqi janë regjistruar 35.510 raste, ndërsa kanë vdekur 615 persona. sr/sa/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail