Tiranë, 11 janar 2021 (MIA) – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një konferencë të përbashkët për media me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga stadiumi “Er Albania”, ku në orën 15:00, duhet të fillojë vaksinimi kundër Kovid-19, tha se do të vaksinohet ndër të parët.
“Do të vaksinohem, mbase pa pritur në radhë, sepse së pari me këtë imunizim është planifikuar të mbulohen punonjësit shëndetësorë, por këtë do ta bëj në shenjë sensibilizimi për të gjithë skeptikët. Sigurisht, unë do ta bëj këtë vetëm për të dhënë një mesazh të qartë se jo vetëm që është i sigurt, por edhe një armë për shkatërrimin e këtij armiku të padukshëm. Ministrja Manastirliu, si gjithë të tjerët, do të presin në radhë, sepse ata nuk mund të hyjnë dhe të marrin atë që u takon mjekëve, infermiereve, policëve”, tha Rama.
Shtoi se sot disponojnë me 975 doza vaksinash të marra nga një vend mik e cila nuk donte që që t’i bëhet emri publik, por që nuk janë donacion nga Greqia.
“Vaksinimin e fillojmë me 975 doza, ndërsa nga i njëjti vend fqinjë presim edhe dy mijë, ndërsa në fillim të javës së ardhshme do të mbërrijnë 10,750 doza të vaksinës Fajzer. Nëse vijmë në situatë të një sasie më të madhe do ta ndajmë me Kosovën”, paralajmëroi Rama.
Sipas ministres Manastrliu, me vaksinim së parë do të përfshien punonjësit shëndetësorë nga katër spitalet kovid dhe se sot fillojnë me ata të kovid një (Klinika e Sëmundjeve Infektive) dhe spitali kovid dy (klinika Shefqet Ndroqi). ls/vt/