Vuçiq bisedë telefonike me Stoltenberg për gjendjen në veri të Kosovës



Beograd, 3 gusht 2022 (MIA) – Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot ka realizuar bisedë telefonike me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, lidhur me situatën në veri të Kosovës, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

“Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se është e nevojshme të vazhdohet dialogu në mes Beogradit dhe Prishtinës dhe se paqja dhe stabiliteti janë të një rëndësie të veçantë, jo vetëm për Serbinë dhe rajonin, por edhe për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë”, thuhet në kumtesën e shërbimit për shtyp të Vuçiqit.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord të vazhdojnë komunikimin e drejtpërdrejtë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në të gjithë rajonin, ndërsa Vuçiq e falënderoi sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg për qëndrimin e tij korrekt dhe dëshirën për të dëgjuar palën serbe.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail