Shalenberg paralajmëron për valë të madhe të emigrimeve



Vjenë, 6 tetor 2022 (MIA) – Shefi i diplomacisë austriake Aleksandar Shalenberg para takimit të sotëm në Beograd paralajmëroi se nëse nuk ndërmerren masa urgjente, vala e re e emigrimeve mund të jetë më e keqe se ajo në vitin 2015.

Shalenberg në Beograd do të marrë pjesë në takim me ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Punëve të Brendshme të Serbisë, të Austrisë dhe të Hungarisë. Takimi është vazhdim i Samitit trepalësh të para pak kohe në Budapest.

“Fokusi i bisedimeve do të jetë intensifikimi plotësues i bashkëpunimit krimalistik – policor ndërmjet Hungarisë, Serbisë dhe Austrisë”, paralajmëroi Shalenberg.

Ai shtoi se në takimin në Beograd do të bisedohet për hollësitë dhe ndryshimet konkrete në planet për luftë kundër emigrimit të parregullt përgjatë rutës ballkanike, si dhe për mbrojtje të rritur të kufirit serb drejt Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe për harmonizim të regjimit të vizave me Serbinë.

Ministria austriake e Punëve të Brendshme shkaqet kryesore për rritjen e numrit të kërkesave për azil në Austri gjatë muajve të kaluar i sheh para së gjithash në regjimin pa viza të cilin Serbia e ka me Indinë dhe me Tunizinë. Nga janari deri në gusht, në Austri ishin parashtruar 56.149 kërkesa për azil, ndërsa numri i azilkërkuesve nga India dhe nga Tunizia është rritur për 20 herë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail