Borrell sërish i ftoi në takim Kurtin dhe Vuçiqin



Bruksel, 24 nëntor 2022 (MIA) – Kosova dhe Serbia mbrëmë arritën një marrëveshje parimore për të dalë nga kriza, ndërsa tani BE-ja sërish i fton liderët për të përforcuar procesin.

Siç njofton Shërbimi i Jashtëm Evropian mbrëmë, Prishtina dhe Beogradi në nivelin e negociatorëve kryesorë arritën të shmangin përshkallëzimin e problemeve me targat dhe të kthejnë fokusin e dialogut nën udhëheqjen e BE-së dhe kreut të diplomacisë së BE-së, Zhozep Borrell.

Serbia pranoi të mos lëshojë targa KM për serbët në Kosovë dhe Prishtina premtoi se nuk do t’i ndëshkojë qytetarët me targa të tilla.

Por ky është vetëm fillimi i një rikthimi në tryezën e bisedimeve.

Zëdhënësi për Punë të Jashtme, Peter Stano, tha sot në konferencën e rregullt për media në Komisionin Evropian se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, janë ftuar në një takim të ri.

“Pas marrëveshjes së djeshme, është e rëndësishme të vazhdohet, Përfaqësuesi i Lartë Borrell ftoi dy liderët në Bruksel që të vazhdojnë punën e normalizimit të marrëdhënieve dhe dialogun, puna vazhdon. Marrëveshja e djeshme nuk është një marrëveshje përfundimtare, ajo do të na mundësojë të hyjmë në një fazë të re dhe të punojmë për çështjet në mënyrë të qëndrueshme”, tha Stano.

BE-ja tani pret përgjigje nga të dyja palët dhe do të informojë nëse dhe kur do të mbahet takimi i radhës me Kurtin dhe Vuçiqin në kuadër të Dialogut për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail