Në Rumani mbi 1.000 të infektuar nga gripi i ri A (H1N1)Bukuresht, 10 nëntor (MIA) - Numri i të infektuarve nga gripi i ri A H1N1 në Rumani arriti në 1001 persona, transmeton agjencia Mediafaks.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 94 raste të reja, tregon statistika e Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë, në vend nuk ka raste të vdekjes, por mediat kumtuan se ka humbur jetën një burrë 47 vjeçar nga rrethi Botoshan, familja e të cilit pohon se ai ka qenë i sëmurë nga gripi.
Njeriu, gjoja, ka vdekur sot në mëngjes në shtëpinë e tij, pa kërkuar ndihmë mjekësore.
|