Në Serbi shpallet epidemi e gripit A

Beograd, 11 nëntor (MIA) - Ministri serb i Shëndetësisë Tomica Millosavleviq sot shpalli epidemi të gripit të ri A (H1N1) në vend.

Millosavleviq në konferencë shtypi shpjegoi se shpallja e epidemisë, para së gjithash nënkupton imunizim të jashtëzakonshëm, ndërsa përparësi do të kenë personat me sëmundje kronike dhe fëmijët më të vjetër se gjashtë muaj, gratë shtatzëna, punonjësit shëndetësorë dhe të punësuarit në administratën publike.

"Ky është akt i cili para se gjithash ka për qëllim formimin e kushteve ligjore për imunizim të jashtëzakonshëm. Asgjë spektakulare nuk do të ndodhë me shpalljen e epidemisë që nuk ka ndodhur këtyre ditëve", deklaroi ministri serb i Shëndetësisë.

Ai shpjegoi se urdhëri i ministrit për shpallje të epidemisë nënkupton edhe mbikëqyrje të jashtëzakonshme epidemiologjike, ndalesë për mbledhje në vende publike, duke i përfshirë shkollat dhe kopshtet në gjithë shtetin ose në disa pjesë të vendit në pajtim me vlerësimet nga ana e institucioneve kompetente shëndetësore nëpër rajonet dhe vetëqeverisjet lokale.

Siç shpjegoi Millosavleviq, 23 institute dhe ente për shëndetësi publike në 25 rajone në Serbi, në bazë të përgjegjësisë e cila u përket, do të marrin masa konkrete në territorin e çdo rajoni. Ministri konfirmoi se kjo do të thotë se në këtë moment nuk ka ndalesë të përgjithshme për mbledhime.

Ai, duke i paralajmëruar vaksinimet e para për fillimin e dhjetorit, shtoi se Serbia nuk është vonuar me imunizim dhe do të jetë një prej vendeve të para të cilat nuk janë në BE që do të fillojë me vaksinimin kundër gripit të ri.

Millosavleviq theksoi se furnizimi i vaksinave do të jetë sfidë e madhe për të gjitha shtetet, duke pasur parasysh se kapaciteti i industrisë farmaceutike është midis 700 dhe 800 milionë vaksina, ndërsa vlerësohet se në mbarë botën do të nevojiten dy deri tre miliardë vaksina.

Urdhëri për shpallje të epidemisë hyn në fuqi pas shpalljes në gazetën zyrtare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail