Në rajonin e Ballkanit Perëndimor rritet numri i të infektuarve nga gripi i ri

Shkup, 12 nëntor (MIA) - Virusi i gripit të ri A/H1N1 po zgjerohet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe autoritetet shëndetësore njoftojnë për gjithnjë e më shumë raste të personave të infektuar.

Ministri serb i Shëndetësisë Tomica Millosavleviq dje shpalli epidemi të gripit të ri.

Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Shëndetësisë Nevena Karanoviq saktësoi dje se në Serbi gjithsej 443 persona janë hospitalizuar gjendja shëndetësore e të cilëve sillet lidhur me virusin A(H1N1), prej të cilëve gripi i ri është konfirmuar tek 261 persona.

Numri i të infektuarve nga gripi i ri në Kroaci nga fillimi i javës në ditë rrittet edhe deri në njëmijë raste të reja, por, siç deklaroi ministri kroat i Shëndetësisë Darko Millinoviq ende nuk ka nevojë për shpallje të epidemisë në vend.

Gripi i ri në Kroaci e mori viktimën e tretë, pasi në një spital të Zagrebit vdiq një pacient 62-vjeçar, i cili ka qenë i sëmurë nga diabeti, ndërsa 500 mijë dozat e para të vaksinës priten nga fundi i këtij muaji.

Numri i të infektuarve nga virusi i ri në Bosnjë e Hercegovinë është rritur trefish në shtatë ditët e kaluara dhe deri tani nga virusi janë infektuar 131 persona. Autoritetet boshnjake tani për tani nuk shpallën masa të jashtëzakonshme.

Qeveria e BeH-së porositi 30 mijë doza të vaksinës, të cilat duhet të mbërrijnë deri në fund të vitit, ndërsa është urdhëruar edhe furnizim i edhe 150 mijë dozave tjera.

Mali i Zi është larg shpalljes së epidemisë të gripit të ri dhe në vend deri tani janë regjistruar 34 të infektuar dhe ndoshta edhe "350 persona të cilët shëtisin me virusin", deklaroi ministri malazez i Shëndetësisë Miodrag Radunoviq.

Ai paralajmëroi se një pjesë e vaksinave kundër gripit të ri, gjegjësisht rreth njëqind mijë do të duhet të mbërrijnë nga mesi i muajit të ardhshëm.

Në Slloveni në fillim të javës filloi vaksinimi i popullatës kundër gripit të ri dhe në javën e parë përparësi do të kenë personat me sëmundje kronike.

Sipas të dhënave të javës së kaluar në Slloveni nga gripi i ri ka vdekur një grua.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail