Demokracia në Veprim: AAK fiton në Deçan, PDK në komunat tjera

Prishtinë, 10 janar 2011 (MIA) - Në bazë të rezultateve preliminare të dhëna nga rrjeti i koalicionit të organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim, në zgjedhjet e ripërsëritura në pesë komuna, AAK-ja ka fituar shumicën e votave në Deçan, ndërsa PDK-ja në dy komuna tjera – Skenderaj dhe Drenas, si dhe në dy vendvotimet në Malishevë dhe Lipjan.

Në bazë të rezultateve preliminare të dhëna nga rrjeti i koalicionit të organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim, në zgjedhjet e ripërsëritura në pesë komuna, AAK-ja ka fituar shumicën e votave në Deçan, ndërsa PDK-ja në dy komuna tjera - Skenderaj dhe Drenas, si dhe në dy vendvotimet në Malishevë dhe Lipjan.

Sipas Demokracisë në Veprim, në Deçan AAK ka marrë 58.63 për qind, LDK 22.03 për qind, PDK 10.58 për qind, Vetëvendosje 6.35 për qind, AKR 1.11 për qind, LDD 0.12, FER 0.04 dhe partitë tjera 1.70 për qind.

Në Skenderaj, PDK ka fituar 96.14 për qind të votave, LDK 0.98 për qind, AAK 0.25, Vetëvendosje 0.63, AKR 0.98, LDD 0.10, FeR 0.03, ndërsa për partitë tjera kanë votuar 0.89 për qind.

Në Drenas për PDK kanë votuar 92.08 për qind, LDK 2.46, AAK 0.99, Vetëvendosje 2.07, AKR 1.66, FER 0,09, LDD 0.07, ndërsa për të tjerat parti kanë votuar 0.34 për qind.

Po ashtu PDK-ja ka fituar edhe përqindje të lartë në Drenoc të Malishëvës - 81.24 për qind, pastaj e dyta është LDK me 9.62 për qind, AAK 3.05, Vetëvendosje 4.95, AKR 0.35, LDD 0.10, FeR 0.19 dhe për partitë tjera kanë votuar 0.48 për qind.

Ndërsa dhe në Shallë të Lipjanit, PDK-ja ka fituar 89.34 për qind të votave, LDK 4.25, AAK 2.43, Vetëvendosje 1.99, AKR 0.17, LDD 1.30, FeR 0.17, ndërsa 0.35 e votuesve janë përcaktuar për parti tjera.

Drejtuesit e Demokracisë në Veprim kanë thënë rivotimi i zgjedhjeve parlamentare ka qenë më i mirë në krahasim me ato të 12 dhjetorit, por edhe kësaj radhe ka pasur raste të keqpërdorimit të procesit zgjedhor, madje edhe gjatë procesit të numërimit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail