Klinton dhe Eshton: Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është në rrugë drejt të ardhmes evropiane

Uashington, 12 korrik 2011 (MIA) - Sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Kethrin Eshton u dakroduan që normalizimi i marrëdhënieve dhe ndërtimi i besimit përmes dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit e hap të ardhmen evropiane për dy palët.

"Marrëveshjet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, nën patronazhin e BE-së, e lehtësojnë dialogun, që paraqet hap pozitiv të ndërsjellë të dobishëm. Por ky është vetëm fillim", deklari mbrëmë Klintoni.

Në margjinat e mbledhjes së katërshes së Lindjes së Afërt në Uashington, sekretarja amerikane e Shtetit theksoi se "tani marrëveshjes duhet të zbatohen dhe duhet të shihet përparim më i madh, sidomos në pjesën veriore të Kosovës".

"Presim nga dy palët ta mbështesin punën e tyre të vështirë dhe të vijnë deri në marrëveshje praktike, me qëllim që të përmirësohet jeta e përditshme e të gjithë njerëzve, të normalizohen marrëdhëniet që dy vendet do t'i afrojë deri te arritja e aspiratave të tyre evropiane", shtoi Klinton.

Eshton në konferencën e përbashkët për shtyp në uashington pas mbledhjes me Klintonin u përqendrua në takimin e javës së kaluar me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

"Biseduam për potencialet e asaj që tentojmë ta bëjmë në negociatat, me të vërtetë ta lehtësojmë jetën në kuptim praktik për njerëzit në pjesën veriore të Kosovës", theksoi shefja e diplomacisë evropiane.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail