Serbët lëndojnë dy ushtarë të KFOR-it

Prishtinë, 28 nëntor 2011 (MIA) - Zëdhënësi i forcave paqeruajtëse në përbërje të KFOR-it, Frenk Martin, ka bërë të ditur se dy ushtarë të kësaj force janë lënduar gjatë ditës, nga të shtënat me armë zjarri, nga ana e protestuesve serbë.

Ushtarët janë lënduar gjatë një operacioni të KFOR-it për zhvendosjen e një barrikade në Jagnjenicë në Zubin Potok.

Zëdhënësi i KFOR-it gjithashtu ka konfirmuar se ka përdorur plumba gome e gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e protestuesve, e cila po kundërshton heqjen e barrikadës.

Mediat serbe ndërkaq citojnë zyrtarë të shtëpisë së shëndetit në Zubin Potok, të kenë thënë se "30 – 50 qytetarë kanë marrë lëndime gjatë konfrontimeve të sotme, por që asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën".

Përplasja e sotme pason atë të 24 nëntorit, me ç’rast 21 ushtarë të KFOR-it kishin pësuar lëndime, pas përpjekjeve për të larguar një barrikadë në veri të Kosovës.

Që pas aksionit për futjen nën kontroll të dy pikave kufitare në veri të vendit, të cilin autoritetet kosovare e ndërmorën kah mesi i muajit korrik, e deri më tani, në veri të Mitrovicës vazhdojnë të mbesin disa barrikada rrugore, të vendosura nga serbët si shenjë kundërshtimi për shtrirjen e autoritetit shtetëror të Prishtinës zyrtare edhe në atë pjesë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail