Leka Zogu I ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeçare

Tiranë, 30 nëntor 2011 (MIA) - Ndërroi jetë në spital në moshën 72-vjeçare pretendenti për fronin mbretëror, Leka Zogu I.

Zëdhënësja e familjes mbretërore të Shqipërisë, Julinda Kamberi, e ka konfirmuar lajmin.

Sipas saj, Leka I ka vdekur nga problemet në zemër dhe mushkëri, në spitalin Nëna Tereze të Tiranës.

Leka Zogu I u shtrua me urgjencë pak kohë më parë në gjendje kritike për jetën, por pak më vonë nisi të përmirësohej. Prej kohësh ka pasur probleme në rrugët e frymëmarrjes dhe nga anoreksia e theksuar. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, prej një kohe të gjatë ai ka shmangur daljet publike, apo intervistat në media, ndërsa përfaqësimin e tij në aktivitete të ndryshme e ka bërë i biri, Princi Leka.

Dy ditë më parë mjeku i njohur Mentor Petrela njoftoi se gjendja e pacientit ishte tepër e rëndë, sidomos pas arrestit kardiak që pësoi fundjavën e shkuar.

Leka I ishte djali i vetëm i mbretit Ahmet Zogu, sundimi i të cilit zgjati deri në pushtimin e Shqipërisë nga Italia në vitin 1939, kur edhe familja mbretërore u detyra të largohej.

Familja u kthye në Shqipëri, në vitin 2002, pas kolapsit të sistemit komunist.

Leka Zogu I ka lënë pas vetes të birin, Lekën II.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail