Tahiri: Çdo marrëveshje duhet ta pasqyrojë sovranitetin e Kosovës

Bruksel, 30 nëntor 2011 (MIA) - Shefja e ekipit negociator të Kosovës Edita Tahiri deklaroi në Bruksel se do të jetë shumë e vështirë të arrihet marrëveshje me Serbinë rreth përfaqësimit rajonal të Kosovës dhe menaxhimit të integruar të kufijve në gjithë territorin e vendit.

Ndërsa Serbia vazhdon të insistojë që përfaqësimi rajonal i Kosovës të bëhet nën mandatin e UNMIK-ut, shefja e ekipit negociator të Kosovës e quan të papranueshme meqë Kosova tashmë është shtet sovran, kurse UNMIK-u është i tejkaluar.

Sa i përket menaxhimit të integruar të kufijve, ajo zgjidhjen e sheh sipas modelit europian, që del nga Marrëveshja e Lisbonës, pra si dy shtete sovrane, ndërkombëtarisht të njohura nga shumica e shteteve me ndikim në botë.

Ajo ka akuzuar Serbinë se nuk po i zbaton marrëveshjet e arritura.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail