Familja mbretërore shqiptare: Historia e ikjes dhe e kthimit

Tiranë, 30 nëntor 2011 (MIA) - Familja Mbretërore Shqiptare mbërriti në qershor të vitit 2002, në Tiranë duke i dhënë fund një mërgimi 63 vjeçar. Një avion "Boing 727" i kompanisë "Million  Air", transportoi nga aeroporti Lanceria i Johanesburgut, Nënën Mbretëreshë Xheraldina, Trashëgimtarin e fronit Leka Zogu, pjesëtarët e Familjes Mbretërore, stafin e tyre të ngushtë dhe një pjesë të personelit të shërbimit.

- Largimi i familjes Mbretërore nga Shqipëria

Më 27 prill të vitit 1938, me një ceremoni madhështore të zhvilluar në ambientet e Pallatit Mbretëror në Tiranë, Mbreti i shqiptarëve Ahmet Zogu vuri kurorën martesore me princeshën Xheraldina Apony, e cila rridhte nga një familje ariostokrate.

Çifti mbretëror nuk mundi të jetonte më shumë se një vit në Shqipëri , sepse më 6 prill 1939, kur atyre kishte vetëm dy ditë që u kishte lindur trashëgimtari, u detyruan që të largoheshin nga Shqipëria për në Greqi. Shkaku i largimit të familjes Mbretërore nga atdheu ishte agresioni italian në Shqipëri, për të cilin ai kishte zgjedhur datën e lindjes së djalit të Mbretit Zog dhe trashëgimtarit të vetëm të familjes Mbretërore.

Mbretëresha Xheraldinë së bashku me djalin dhe njerëzit që e shoqëronin, më 6 prill 1939 kaloi kufirin dhe hyri në territorin grek duke u vendosur në qytetin e Follorinës. Një ditë më pas u bashkua me ta edhe Mbreti Ahmet Zogu. Mbreti Jorgos i Greqisë duke mos dashur të hynte në konflikte me Italinë , i sugjeroi Mbretit Zog që të vazhdonte udhëtimin e tij më në lindje , ku ai do të ishte më i qetë dhe do të kishte ndihmën e pakursyer të miqve të tij të vjetër.

- Prill 1939, në Greqi dhe Turqi

Nga mesi i muajit prill të vitit 1939, Mbreti Ahmet Zogu me Oborrin e tij Mbretëror dhe rreth 2000 besnikët e tij, u nis nga Greqia dhe mbërriti në Stamboll të Turqisë. Aty dolën për ta pritur me mijra vetë kryesisht shqipëtarë të vendosur aty prej vitesh, të cilet përshëndetën ardhjen e tij dhe shprehën zemërim për pushtimin e Shqipërisë nga Italia Fashiste. Mbreti Zog megjithë mbështetjen që gjeti në Turqi vendosi të largohej , pasi e ndjente veten krejt të izoluar nga shtetet Perëndimore të Europës ku dhe luhej e gjithë politika. Ai vendosi të largohej në Francë e cila i kishte dhënë më parë garancinë se pranonte ta priste Mbretin Zog me gjithë suitën mbretërore.

-Gusht 1939, në Francë dhe në Angli

Udhëtimi i Mbretit Zog zgjati disa muaj duke udhëtuar nga Turqia në Bullgari, Rumani, Poloni, Suedi dhe prej andej mbërriti në Paris.Gjatë këtij udhëtimi të gjatë në ndalesat që u bënë nëBukuresht dhe në Varshavë, Mbretin Zog kishin dal për ta pritur me mijra vetë të cilët shprehnin simpatinë për Familjen Mbretërore. Ai nuk qëndroi për shumë kohë në Francë, pasi ajo rrezikohej të pushtohej nga Gjermania, dhe kështu ai vazhdoi udhëtimin e gjatë për të mbërritur në Angli. Në Angli Mbreti Zog si fillim u vendos në një hotel të Londrës dhe më pak u largua për në një qytezë të vogël jo shumë larg Londrës. Një nga pasuritë që kishte mundur të merrte me vete Familja Mbretërore ishte edhe një "Mercedes" të cilin atyre ua kishte bërë dhuratë Hitleri me rastin e martesës se Zogut me Geraldinën. Mbreti Zog këtë makinë ja bëri dhuratë Kryqit të Kuq të Anglisë.

Gjatë qëndrimit në Angli, ai, bëri tentativa me autoritet e larta britanike për tu kthyer në Shqipëri por duke qënë se anglezët e kishin njohur pushtimin e Shqipërisë nga Italia ata e kishin të pamundur të njihnin qeverinë shqiptare në mërgim.

- 1945 në Egjipt

Viti 1945 shënoi edhe fundin e Luftës së Dytë Botërore, gjë e cila i shoi edhe shpresat e Mbretit Zog për tu rikthyer në Shqipëri. Mbreti Zog vendosi kështu të largohej nga Anglia për në Egjipt ku në fuqi ishte Mbreti Faruk. Atje Zogu me familjen e tij u vendos në një vilë luksoze në Aleksandri. Gjatë qëndrimit atje Mbreti Zog ndërmorri një udhetim ne SHBA ku pati disa takime në Departamentin e Shtetit. Autoritetet amerikane i ofruan Zogut zbarkimin e disa besnikëve të tij në Shqipëri, të cilët do të përgatisnin situatën për të rrëzuar Qeverinë Komuniste atje.

Ndonëse amerikanët e mbajten fjalën nuk u bë e mundur që Zogu të kthehej në Shqipëri. Ndërkohë në Tiranë u ekzekutuan njerëzit besnikë të Zogut.Gjatë qëndrimit në Egjipt Princi Leka I u shkollua në Kolegjin Viktori ku dhe u diplomua. Pas rënies së Mbretit Faruk dhe ardhjes në fuqi të Naserit, ai vendosi të largohej nga Egjipti.

- Gusht 1956, në Francë

Në gusht 1956 Mbreti Zog u vendos në qytetin Kanë në Francën Jugore, dhe më pas u shpërngul në Paris. Aty ai qëndroi deri në vitin 1961 kur gjendja e tij shëndetësore u rëndua keqazi dhe Mbretëresha Xheraldinë e shtroi në një nga klinikat më moderne të Parisit. 

Ai mbylli sytë përgjithmonë në 6 prill të atij viti në moshën 65 vjeçare. Pak ditë më vonë në bazë të Statutit të Mbretërisë Shqiptare të vitit 1928 princi Leka në praninë e qindra shqipëtarëve të ardhur nga shumë shtete të botës bëri betimin në hotelin "Bristol" duke u shpallur Mbreti Leka I.

- 1961 në Spanjë

Mbretëresha Xheraldinë dhe  Leka I u larguan nga Franca drejt Spanjës sepse aty ishte në fuqi Gjenerali Franko I cili u siguroi atyre një jetë krejt të qetë. Atje Leka I i vazhdoi përsëri studimet në Akademinë mbretërore e më pas u diplomua në shkencat politike në Sorbon të Francës. Në Madrid ku ai jetonte me të ëmën ai takonte eksponentë antikomunistë e bisedonte me ta për rrëzimin e qeverisë së Enver Hoxhës. Më 10 tetor 1975, Leka I u martua me mbretëreshën Suzana që kishte lidhje gjaku me familjen mbretërore të Anglisë.

- 1978, në Afrikën e Jugut

Pas largimit nga Spanja  Leka Zogu  u vendos në Afrikën e Jugut. Pas shumë vite qëndrimi në Afrikën e jugut , në verën e 1994 , pas shëmbjes së diktaturës në Shqipëri, Leka i Parë erdhi në Tiranë i shoqëruar nga Ministri i Oborrit Abedin Mulosmani, ku ai nuk qëndroi me shumë se 48 orë. Arsyeja e largimit të tij u komunikua nga media zyrtare me faktin se ai nuk kishte ardhur si një qytetar i zakonshëm por me pasaportën e Mbretërisë Shqiptare të vitit 1928, gjë e cila binte ndesh me ligjet e shtetit shqiptar në fuqi.

- Prill 1997, ardhja në Shqipëri

Në Prill të vitit 1997 teksa Shqipëria gjendej e zhytur në kaos për shkak të shembjes së firmave piramidale, Trashëgimtari i fronit Leka Zogu, mbërriti në Tiranë. Ai mori pjesë në fushatën elektorale për zgjedhjen e formës së regjimit në Partinë e Legalitetit duke vajtur pothuaj në të gjitha rrethet e Shqipërisë.

Në këto zgjedhje Monarkia fitoi 36% të votave sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ky rezultat u shpall i falsifikuar nga Leka i Parë. Nisur nga kjo tre ditë pas zgjedhjeve,  Partia e Legalitetit organizoi një miting proteste ku simpatizantët e saj bashkë me Leka Zogun marshuan drejt qëndrës së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku pati edhe konfrontime me policinë.

Pak ditë më pas u hap një proces hetimor ndaj Leka Zogut, por më pas, ai përfitoi një amnisti që solli që Leka Zogu trashëgimtari i ligjshëm i fronit Mbretëror të Shqipërisë të kthehej në atdhe.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail