Hashim Thaçi: Nuk lejojmë janarin e Tiranës në Prishtinë

Prishtinë, 12 janar 2012 (MIA) - Nuk do të lejojmë përsëritjen e janarit të vitit të kaluar të Tiranës edhe në Prishtinë, ka thënë sot kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Këto zotime, Thaçi i ka bërë si kundërpërgjigje ndaj paralajmërimeve të Vetëvendosjes për bllokimin e pikave doganore të Kosovës për mallrat që vijnë nga Serbia.

Thaçi thotë se veprime të tilla janë anti-ligjore dhe anti-kushtetuese dhe nuk do të lejohen.

"Viti 2012 është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Republikën e Kosovës. Ne me datën 19 janar do të kemi vizitën e komisioneres Malstrom për dorëzimin e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave në Republikën e Kosovës, ndërsa me 24 janar do të dilet me qëndrimin e qartë se viti 2012 do të jetë viti përmbyllës i pavarësisë së mbikëqyrur në Kosovë”, ka thënë Thaçi .

Ai tha se për Qeverinë e tij është jashtëzakonisht me rëndësi që të punojnë me standarde, vlera, dhe vizionin evropian, dhe siç tha ai "në asnjë rrethanë të merremi me veprime që e kthejnë Kosovën prapa, që prezantojnë Kosovën me një pamje që nuk përkon realitetin demokratik, me një pamje që rrezikon të ardhmen evropiane dhe me një pamje që definitivisht rrezikon edhe progresin për përmbyllje të pavarësisë së mbikëqyrur".

Paralajmërimet e krerëve të Lëvizjes Vetëvendosje për zhvillimet apo reagimet e dhunshme për të marrë në kontroll, në mënyrë formale kontrollin e kufijve të Kosovës, sipas kryeministrit Thaçi, janë mesazhet më të këqija të mundshme që mund të mund t’i ndodhnin Kosovës në këtë kohë.

"Kjo tejkalon çdo autoritet kushtetues, legal dhe moral, janë paralajmërimet e tyre të dhunshme, diçka që më së paku i duhej Kosovës në këtë kohë. Nuk është në rolin opozitar por joformal, pa ndonjë objektivë në kuptimin e reformave, por plotësisht kundër kushtetues, ligjor, antireformator", ka theksuar Thaçi.

Ai porosit aktivistët e Vetëvendosjes se duhet ta kuptojnë që "me veprime të dhunshme nuk fitohet pushteti" dhe në asnjë rrethanë nuk do të lejojnë që zhvillime të tilla të pretenduara të dhunshme nga krerët e kësaj partie të jenë pamja e Republikës së Kosovës në përmbyllje të vitit të katërt të pavarësisë.

Ai, edhe në këtë intervistë, sikurse në mbledhjen e Qeverisë, të mbajtur dje, lëvizjen Vetëvendosje e ka quajtur "Vetëfundosje", që sipas tij, "ata do të vetëfundosen, por nuk do të lejojmë që Kosovën ta fundosin në asnjë rrethanë".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail