QKRMT: Intervenimi i policisë ka qenë i paprovokuar

Prishtinë, 15 janar 2012 (MIA) - Intervenimi i Policisë së Kosovës ka qenë i paprovokuar nga masa e protestueseve, protestuesit kanë qenë të qetë dhe organizatorët vazhdimisht kanë apeluar për protestë paqësore, duke u mundur që të mbajnë rend dhe qetësi në mesin e protestuesve, thuhet në një komunikatë për media të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, ekipet monitoruese të të cilës e kanë monitoruar protestën e Lëvizjes "Vetëvendosje" afër pikave kufitare në Merdare dhe Dheu i Bardhë.

"Shpërndarja e protestës në pikën kufitare në Merdare ka filluar në orët e para të protestës, ku pas ndërhyrjes së policisë edhe protestuesit kanë filluar të kundërpërgjigjen me hedhjen e gjësendeve të ndryshme në drejtim të policisë, ku edhe ka filluar përshkallëzimi i situatës ku pati edhe policë të lënduar. Gjatë intervenimit të policisë për shpërndarjen e protestuesve në Merdare u përdor gazi lotsjellës, uji, spreji si dhe plumbat gome. Ndërsa në pikën kufitare te Dheu i Bardhë rrjedha e protestës nga fillimi i saj e deri në ora 17:45 ka qenë normale dhe pa ndonjë reagim reciprok. Mirëpo në orët e mbrëmjes pas kërkesave të disahershme të policisë për përfundimin e protestës, protestuesit të gjithë janë ulur dhe kanë qëndruar në mënyrë paqësore, por policia kanë ndërhyrë në shpërndarjen e masës duke filluar edhe arrestimin e tyre. Gjatë arrestimit nuk u kursyen as deputetet e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e tyre ishte edhe Glauk Konjufca, i cili mori lëndime gjatë arrestimit në pjesët frontale të fytyrës, si dhe u shqelmua në bark", thuhet në komunikatë.

Kjo qendër shpreh shqetësim e përdorimit të forcës ndaj protestuesve në pikën kufitare në Merdare dhe Dheu i Bardhë, sidomos përdorimin i mjeteve, si gaz lotsjellës, ujë, sprej, si dhe plumba gome, duke lënë të lënduar dhjetëra protestues.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail