Rexhepi: Policia përdori forcën minimale

Prishtinë, 15 janar 2012 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, e ka arsyetuar përdorimin e forcës mbi turmat protestuese, të cilat të shtunën, duke iu përgjigjur thirrjes së lëvizjes Vetëvendosje kanë synuar t’i bllokojnë pikat kufitare në Merdar dhe te Dheu i Bardhë. Me gjithë numrin e madh të atyre që janë lënduar në këtë protestë, ai ka thënë se policia ka vepruar në mënyrë shumë profesionale.

"Policia ka përdorur forcën minimale proporcionale, konform situatës, prandaj mendoj se ajo ka vepruar në mënyrë shumë profesionale", ka deklaruar ministri kosovar Rexhepi.

Ai nuk i ka cilësuar të tepërta as goditjet që kanë marrë protestuesit pas largimit nga vendi ku janë zhvilluar protestat.

"Natyrisht se edhe ata që shpërndahen, policia i orienton në drejtime të caktuara", ka shtuar ai, duke iu shmangur shprehjes dhunë.

Qëllimi i policisë së Kosovës gjatë gjithë kohës, sipas tij, ka qenë që të liroheshin rrugët dhe të mundësohej liria e lëvizjes. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që format e njëjta të intervenimit të përdoren edhe në ditët në vijim, në rast se protestuesit synojnë t’ia arrijnë qëllimit për bllokim të pikave kufitare.

"Policia e ka detyrë primare rendin e ligjin. Atë punë do ta bëjnë derisa të dalin në pension", është shprehur Rexhepi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail