Ministri serb Bogdanoviq "i shqetësuar" nga Vetëvendosja

Prishtinë, 16 janar 2012 (MIA) - Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka thënë se aksioni i Lëvizjes "Vetëvendosje" në Merdare është "ushtrim i dhunës që mund të përsëritet" në veri të Kosovës, transmetojnë emdiat kosovare.

Bogdanoviq, për mediat serbe, ka thënë se "nuk është e rastit që një gjë e tillë të ndodhë pikërisht tani, kur bisedimet në Bruksel kanë dhënë rezultate".

"Tani, kur bisedimet kanë dhënë rezultate dhe kur marrëveshjet po zbatohen plotësisht, është e qartë se dikush ka nevojë për provokime dhe t’i kthejë gjërat prapa. Është e qartë se dikujt nuk i konvenon stabiliteti", është shprehur Bogdanoviq, transmetojnë mediat kosovare.

Ai ka thënë se nuk e kupton "çfarë reciprociteti kërkon 'Vetëvendosje' në eksport dhe import, kur Kosova nuk prodhon gati asgjë".

Lëvizja "Vetëvendosje" ka tentuar të shtunën të bllokojë hyrjen e mallrave serbe në pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, por është penguar nga Policia e Kosovës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail