Zëvendëndihmës ssekretari amerikan Filip Riker viziton sot Kosovën

Prishtinë, 16 janar 2012 (MIA0 - Zëvendësndihmës sekretari amerikan, Filip Riker pritet të arrijë sot për vizitë në Kosovë, me ç’rast do të diskutojë me krerët shtetëror për situatën e fundit politike dhe të sigurisë si dhe procesin e dialogut me Serbinë, njoftojnë mediumet kosovare.

Burime brenda qeverisë së Kosovës kanë thënë se pas kësaj vizite pritet të vendoset edhe data e vazhdimit të dialogut. Riker do të vizitojë edhe Beogradin. ab/12:40



###

Turqia me mjetet e saja do ta ndërtojë urën e tretë mbi Bosfor

Stamboll, 16 janar 2012 (MIA) - Turqia kumtoi se me resurse të veta do ta ndërtojë urën e tretë mbi Bosfor, transmeton edicioni elektronin "Vorld bulitin".

Ministri i Transportit, Binali Jëlldërëm precizoi se projekti i madh transportues Kuzej Marmara (Marmaraja veriore), që e përfshin edhe urën e tretë mbi ngushticën e Stambollit, do të ndërtohet me mjete turke.

"Së shpejti do të organizohet tender", kumtoi ministri, duke shtuar se projekti do t'i lidh Kaukazin, Lindjen e Afërt dhe të Largët.

Ura, e cila pritet të kushtojë rreth gjashtë miliardë dollarë, është e projektuar në mënyrë që do të mundësojë që komunikacioni rrugor dhe hekurudhor nga Evropa të kalojë drejt në brendësi të Turqisë, pa u kaluar qyteti më të madh në vend - Stambollin. shk/ab/12:19

###

Ministri serb Bogdanoviq "i shqetësuar" nga Vetëvendosja

Prishtinë, 16 janar 2012 (MIA) - Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka thënë se aksioni i Lëvizjes "Vetëvendosje" në Merdare është "ushtrim i dhunës që mund të përsëritet" në veri të Kosovës, transmetojnë emdiat kosovare.

Bogdanoviq, për mediat serbe, ka thënë se "nuk është e rastit që një gjë e tillë të ndodhë pikërisht tani, kur bisedimet në Bruksel kanë dhënë rezultate".

"Tani, kur bisedimet kanë dhënë rezultate dhe kur marrëveshjet po zbatohen plotësisht, është e qartë se dikush ka nevojë për provokime dhe t’i kthejë gjërat prapa. Është e qartë se dikujt nuk i konvenon stabiliteti", është shprehur Bogdanoviq, transmetojnë mediat kosovare.

Ai ka thënë se nuk e kupton "çfarë reciprociteti kërkon 'Vetëvendosje' në eksport dhe import, kur Kosova nuk prodhon gati asgjë".

Lëvizja "Vetëvendosje" ka tentuar të shtunën të bllokojë hyrjen e mallrave serbe në pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, por është penguar nga Policia e Kosovës. ab/11:13



###

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi thotë se Policia do të veprojë njësoj edhe më 22 janar

Prishtinë, 16 janar 2012 (MIA) - Ministri i Kosovës i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka paralajmëruar se nëse Lëvizja "Vetëvendosje" i vazhdon siç tha ai "protestat e tilla", përgjigjja e policisë do të jetë e njëjtë sikurse më 14 janar, njoftojnë mediat kosovare. Ndërkaq, për të kundërshtuar brutalitetin e dhunës qeveritare ndaj qytetarëve të Kosovës, shoqëria civile bën thirrje për protestë qytetare kundër dhunës, e cila do të mbahet sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Rexhepi për mediat kosovare ka thënë se lëvizja e lirë e qytetarëve dhe të mirave materiale do të jetë e garantuar në një shtet ligjor dhe funksional.

"Qëndrimi i Policisë së Kosovës është i njëjti, kështu siç kemi vepruar më 14 janar. Vetëvendosje! mund të përdorë metoda të tjera politike. E ka Kuvendin e Kosovës për t'i paraqitur veprimet. Nëse vazhdon kështu, Policia e Kosovës do ta kryejë punën e vet. Lëvizja e lirë e qytetarëve dhe të mirave materiale do të jetë e garantuar në një shtet ligjor dhe funksional. Këtë edhe do ta bëjmë", ka deklaruar Rexhepi , duke shtuar se obligimet e policëve të Kosovës janë permanente deri në pensionimin e tyre.

"Policët janë zbatues të ligjit. Ne nuk do të donim të shihnim situata të tilla, por sa herë të ketë situata të njëjta policia do të jetë e gatshme për t'i zbatuar rendin dhe ligjin", ka thënë Rexhepi.

I pyetur nëse do ta respektojë Qeveria vendimin për reciprocitet të Kuvendit të Kosovës, Rexhepi ka thënë se kjo është çështje politike. "Këto janë çështje politike. Kjo le të shqyrtohet në Kuvendin e Kosovës. Ka metoda të tjera më të mira se protestat. Por ju them se edhe Qeveria, ashtu edhe Policia e Kosovës, si segmente të Ministrisë së Punëve të Brendshme, do t’i kryejnë punët e tyre", është shprehur Rexhepi.

Drejtuesit e Lëvuzjes "Vetëvendosje!" kanë akuzuar se politikën që po ndjek Qeveria e Kosovës është tipike policore dhe kjo gjë, sipas tyre, po e bën Policinë e Kosovës politike.

Ndryshe, rreth 25 organizata të shoqërisë civile në Kosovë kanë dënuar ashpër dhunën brutale, të urdhëruar nga Qeveria e Kosovës dhe të ushtruar nga Policia ndaj qytetarëve, në protestën e të shtunës të organizuar nga Lëvizja "Vetëvendosje".

"Protesta e së shtunës është manifestim i vullnetit të qytetarëve dhe instrument tërësisht demokratik... Për të kundërshtuar brutalitetin e dhunës qeveritare ndaj qytetarëve të Kosovës, shoqëria civile bën thirrje për protestë qytetare kundër dhunës. Protesta do të mbahet të hënën, më 16 janar 2012, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, dhe fillon në orën 12.00", thuhet në deklaratën e përbashkët të këtyre organizatave. ab/11:06



###

Vestervele e shprehu mbështetjen e Gjermanisë për Greqinë dhe u angazhua për formimin e agjencive evropiane për rejting

Athinë, 16 janar 2012 (MIA) - Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Gido Vestervele e shprehu mbështetjen e vendit të tij për kanosjet nga rënia e Greqisë në insolvencë dhe u angazhua për krijimin e agjencive evropiane për rejting.

Vestervele në Athinë dje u takua me kryeministrin Lukas Papadhimos, ministrin e Punëve të Brendshme Stavros Dimas dhe liderin e konservativëve Andonis Samaras.

"Është koha që Evropa të krijojë agjenci të pavarura për rejting dhe t'i qetësojë tregjet, që 'mezi kanë kohë të marrin frymë' nga spekulimet e vazhdueshme", bëri thirrje shefi gjerman i diplomacisë.

Ai nënvizoi se mënyra e vetme që BE-ja ta kthejë besimin e këtyre tregjeve është të japë mundësi për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Vestervele komentin e bëri pasi agjencia amerikane për rejting "Standard end Purs" të premten e uli rejtingun kreditor të nëntë shteteve të eurozonës ose të më shumë se gjysmës së unionit monetar.

Ky vendim u prit në mënyrë negative nga tregjet, ndërsa java e punës në bursat aziatike sot filloi me uljen e indekseve. Euroja u lirua deri në vlerën e saj më të ulët në raport me jenin japonez në 11 vitet e fundit.

Vestervele e shprehu kënaqësinë që të gjithë partnerët e qeverisë kalimtare të koalicionit në Greqi e pranojnë domosdoshmërinë e shtyrjes së reformave. Ai në mënyrë indirekte i kritikoi si ata të cilët e akuzojnë Gjermaninë se nuk bën mjaftueshëm për shpëtimin e eurozonës, si dhe ata të cilat pohojnë se ndihma për Greqinë është hedhje parash. shk/ab/8:38

###

Dora Bakojani sulmohet në ishullin e Kretës

Athinë, 16 janar 2012 (MIA) - Disa persona të maskuar e kanë sulmuar lideren e Aleancës demokratike, Dora Bakojani në qytetin Iraklion në ishullin e Kretës.

Sulmuesit kanë mbajtur shufra hekuri dhe kanë gjuajtur drejt Bakojanit me gurë dhe kos, publikuan mediat greke. Tani për tani nuk ka informacione nëse Bakojani ka marrë ndonjë lëndim.

"Vite të tëra me radhë qeveri, liderë politik, autoritete gjyqësore dhe të policisë nuk kanë bërë asgjë që t'i parandalojnë sulmet e personave të maskuar... Dhuna dhe paligjshmëria në Greqi po marrin përmasa të pakontrolluara", theksohet në kumtesën e partisë lidhur me incidentin. shk/ab/8:18



###

Rreth 30 persona plagosen në përleshjet në Bukuresht

Bukuresht, 16 janar 2012 (MIA) - Rreth 30 persona janë plagosur mbrëmë në Bukuresht gjatë protestave kundër masave qeveritare për kursim, të cilat kaluan në përleshje, deklaruan përfaqësuesit shëndetësorë.

Kabineti qeveritar mbajti mbrëmë seancë të jashtëzakonshme për shkak të protestave të dhunshme, të cilat nuk tregojnë shenja se do të shuhen.

Drejtori i Shërbimit për ndihmën e shpejtë në Bukuresht Kristian Grashu deklaroi se në protestat janë plagosur 33 persona. "Pesëmbëdhjetë prej tyre, në mesin e të cilëve edhe tre policë, janë dërguar në spital, ndërsa të tjerëve u është ofruar ndihmë mjekësore në vendin e ngjarjes", shtoi ai.

Një gazetar i stacionit televiziv privat Antena 3 u godit nga protestuesit, derisa fliste drejtpërdrejt.

Rreth një mijë persona u mblodhën dje pasdite në sheshin universitar në Bukuresht, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Trajan Basesku, të cilin e akuzuan se është shkaku kryesor për përkeqësimin serioz të standardit jetësor në Rumani.

Ndërkohë, kryeministri i vendit, Emil Bok ka thënë se zgjidhja e vetme është dialogu, e jo gjuajtja me gurë, gjë që mund të rrezikojë jetën e njerëzve. Në pyetjen për dorëheqje eventuale Bok theksoi se Parlamenti është ai që duhet të vendos për fatin e Qeverisë. "Në periudhën e tanishme të krizës, stabiliteti politik është me rëndësi kyçe", shtoi ai.

Ndërsa presidenti i Rumanisë, Trajan Bashesku ende nuk ka dhënë ndonjë koment lidhur me protestat.

Në fund të vitit në Rumani duhet të mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail