Kacin: Vetëvendosja të protestojë në kufirin me Shqipërinë

Pragë, 17 janar 2012 (MIA) - Përballë reagimeve në vend, tri ditë pas protestës së Lëvizjes Vetëvendosje me qëllim bllokimin e pikave kufitare në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, vazhduan reagimet edhe nga Bashkësia Ndërkombëtare.

Diplomatët evropianë thanë se aksioni i së shtunës ishte "një provokim i organizuar nga Albin Kurti, gjatë të cilit janë manipuluar vet demonstruesit".

Një vlerësim të tillë ia dha Radios Evropa e Lirë, nënkryetari i delegacionit evropian për marrëdhëniet ndërmjet pesë shteteve të rajonit, Jelko Kacin.

Ai tha se ngjarjet në fjalë u ngjanin asaj që ndodhi para disa muajsh në veri të Kosovës, ku nga serbët protestues u bllokuan rrugët kryesore në atë pjesë të vendit.

Protesta me moton "Serbia nuk kalon", sipas Kacinit, promovon bllokimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve dhe se është në kundërshtim me vlerat evropiane.

"Kjo ishte një demonstratë që promovon izolimin e Kosovës, me të cilën synohej çorientimi i Kosovës nga përpjekjet për integrim evropian", theksoi Kacin.

I pyetur nëse vërtet mund të tërhiqet një paralele ndërmjet gjendjes në veri të Kosovës, ku situata ka mbetur peng i politikës që nga paslufta, dhe asaj që ndodhi të shtunën, Kacin u shpreh:

"Nuk dua të tërheq ndonjë paralele. Vetëm dua të sqaroj se si mund të shihet kjo. Natyrisht se jam elokuent kur them se kjo ishte kontra-produktive sikurse për Kosovën, ashtu dhe për Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen", tha ai për të shtuar se aksioni i së shtunës lë përshtypjen e solidarizimit të Vetëvendosjes me barrikaduesit serbë në veri të vendit.

Lideri i Vetëvendosjes, Kurti, tha në një intervistë të dhënë gjatë ditës Radios Evropa e Lirë se Vetëvendosja nuk është kundër parimeve të Bashkimit Evropian dhe se konsideron se reciprociteti është parim dhe vlerë e Bashkimit Evropian.

Kacin tha ekziston një diskrapancë ndërmjet deklaratave dhe veprimeve të Kurtit dhe se me aksionin në fjalë, synohej bllokimi i tregtisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

"Kjo është në kundërshtim me dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës. Ne po përpiqemi ta bindim Beogradin dhe Serbinë të promovojë tregtinë me Kosovën, të heqë dorë nga bllokimi i Kosovës në forume ndërkombëtare. Por, ai (Albin Kurti) po e bën të njëjtën gjë - ka një diskrapancë të madhe ndërmjet deklaratave të tij dhe demonstratave të tij", vlerësoi Kacin.

Protestat te Dheu i Bardhë dhe diku pesë kilometra në afërsi të pikës kufitare në Merdare, u shpërndanë gjatë fundjavës pas ndërhyrjes së njësiteve speciale të Policisë së Kosovës. Me mbi 140 të arrestuar dhe me dhjetëra të lënduar, rezultoi e tërë ngjarja.

Pavarësisht përplasjeve deklarative me autoritetet kosovare rreth përdorimit të forcës atë ditë, Vetëvendosje tha se nuk do të zmbrapset nga qëllimi për të shtyrë përpara zbatimin e mocionit për reciprocitet politik, ekonomik e tregtar ndaj Serbisë, të miratuar më 7 dhjetor nga Kuvendi i Kosovës.

Anëtarët e kësaj lëvizjeje paralajmëruan një aksion të ngjashëm me atë të së shtunës, i cili pritet të mbahet më 22 janar. Kacin sugjeroi që aksioni në fjalë të mos bëhet në Merdare, por në kufirin me Shqipërinë.

"Albin Kurti ka thënë, po ju citoj juve, se është në favor të tregtisë. Andaj, nëse është kështu, le të nisë kjo në ndonjë kufi tjetër, e jo në kufirin me Serbinë", shtoi Kacin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail