Është hapur dialogu për liberalizimin e vizave Kosovë-BE

Prishtinë, 20 janar 2012 (MIA) - Komisarja e BE-së për Punë të Brendshme, Sesilia Malmstrom ka përgënjeshtruar qeverinë e Kosovës, duke thënë se nuk është e vërtetë që lansimi i dialogut është një shpërblim për Qeverinë për shkak të përkushtimit në dialogun e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Në një intervistë ekskluzive për emisionin Rubikon të KTV-së, ajo nuk ka dashur fare të flasë për një datë të përafërt për heqjen e vizave.

"Jo, kjo s’është aspak e vërtetë, sepse dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është natyrisht jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe unë i inkurajoj të dyja palët që të bëjnë çmos për të, por dialogu për viza është proces i ndarë dhe që nga fillimi ishim mjaft të qartë kushtet finale, e që në rastin e Kosovës ishte integrimi i të riatdhesuarve, kur kjo të përmbushet zyrtarisht, ne do ta nisnim dialogun. Në këtë aspekt është bërë punë shumë e madhe dhe ne e nisëm dialogun. Kështu që këto janë dy procese të ndara dhe do t’i trajtojmë ashtu", ka thënë komisarja evropiane. 

Pos përkushtimit për dialogun me Beogradin, Malmstrom ka kërkuar nga institucionet kosovare që të bëjnë më shumë progres në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

"Unë s’mund të them se cila është pjesa më e vështirë, sepse nuk e kam atë njohuri specifike për atë se çfarë ka në legjislaturën aktuale dhe sa larg keni shkuar dhe as për shtetet e tjera që u përfshinë deri tani, por ju jeni të gjitha demokraci të reja në rajon dhe konsolidimi i sundimit të ligjit është bërë pjesa më e vështirë për të gjitha shtetet. Andaj, do t'iu duhet të punojnë në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar, të sigurohen se kufijtë janë funksionalë, se ekziston siguri e dokumentacioneve…të gjitha këto përfshihen, por saktë se ku  ndodhet Kosova me këto, unë s'mund t'iu them", tha ajo.

Udhërrëfyesi mund të pritet t'iu dorëzohet institucioneve në pranverë, por komisarja Malmstrom nuk ka dashur fare të flasë për një datë të përafërt për heqjen e vizave.

Nga ana tjetër kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e cilësoi si lajm të gëzuar hapjen e dialogut për vizat, ndërsa i pyetur nga gazetaret për afate konkrete, shefi i ekzekutivit kosovar tha se kjo varet nga puna e institucioneve por edhe angazhimi i shoqërisë kosovare në përgjithësi.

"Qeveria e Kosovës e mirëpret fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave. Kosova është një vend i lirë dhe pret të intergohet në çdo organizëm të BE-së", tha kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri Thaçi shprehu gatishmërinë institucionale për të punuar në plotësimin e axhendës europiane. Ai ftoi spektrin politik të angazhohet përkëtë qëllim dhe sygjeroi që të shmangen veprimet negative të cilat rendojnë imahzin e vendit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail