Serbët e veriut të Kosovës sot dhe nesër organizojnë referendum

Mitrovicë, 14 shkurt 2012 (MIA) - Qytetarët serbë të veriut të Kosovës sot dhe nesër do t'iu drejtohen kutive të votimit në kuadër të referendumit që kanë paralajmëruar strukturat paralele serbe në këtë pjesë të Kosovës.

Sot që nga ora 7 e mëngjesit, 35 mijë  votues pritet  t'iu drejtohen 82 vendvotimeve të veriut të Mitrovicës , Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Sipas Lubomir Radoviqit, anëtar i komisionit për referendum,  gjithçka është gati në veriun e Kosovës për fillimin e mbajtjes së refenendumit.

Ai ka paralajmëruar se në Mitrovicë, Zveçan dhe Zubin Potok, referendumi do të mbahet më 14 dhe 15 shkurt, ndërsa në Leposaviq vetëm më 15 shkurt.  Radoviq nuk ka dhënë asnjë arsyetim pse në Leposaviq do të votohet vetëm një ditë, ndërsa që në tri komunat e tjetra 2 ditë. 

Ndërkohë zëdhënësi i UNMIK-ut, Olivier Salgado ka deklaruar se referendumi në veri të Kosovës do të mbahet në kundërshtim me ligjin në fuqi dhe për këtë arsye nuk do të ketë kurrfarë pasojash juridike.

Salgado për mediat serbe ka thënë se meqenëse referendumi do të mbahet në kundërshtimin me ligjin në fuqi, UNMIK-u nuk do të ketë kurrfarë roli, përkatësisht se nuk do të vëzhgojë zbatimin e tij, raporton QIK.

Sipas zëdhënësit të UNMIK-ut, referendumi nuk do të prodhojë kurrfarë pasojash.

Edhe zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti ka deklaruar se policia e Kosovës nuk ka ndonjë plan të veçantë operativ për dy ditët e në vijim në veri të Kosovës, dhe se për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike do të punojnë si edhe ditëve të mëparshme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail