Thaçi: Jo organizim të zgjedhjeve serbe në Kosovë

Prishtinë, 17 prill 2012 (MIA) - Kryeministri Hashim Thaçi theksoi se në asnjë rrethanë nuk do të lejohet mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe edhe në Kosovë. Ndërsa, për zgjedhjet e përgjithshme të Serbisë, Thaçi tha se serbëve me dy nënshtetësi do t’u lehtësohet procedura e votimit në pika mobile, por sipas tij votat të numërohen në Serbi, e jo në Kosovë. Kreu i ekzekutivit gjithashtu ka bërë thirrje që në Maqedoni të mbretëroj paqja dhe stabiliteti.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se pretendimet e Serbisë për të organizuar zgjedhje lokale në veri të Kosovës do të dështojnë, pasi sipas tij, do të përdorën të gjitha mjetet kushtetuese dhe ligjore për të penguar mbajtjen e tyre. Ndërsa, sa i përket zgjedhjeve të përgjithshme të Serbisë, Thaçi u shpreh se ka biseduar me ndërkombëtarët në Kosovë për t’iu mundësuar serbëve me dy nënshtetësi që të votojnë në disa pika mobile të votimit, në mënyrë që ato vota të numërohen në Serbi, e jo në Kosovë.

Kryeministri Thaçi gjithashtu ka bërë thirrje që në Maqedoni të mbretëroje paqja dhe stabiliteti sepse sipas tij çdo përkeqësim i situatës atje reflektohet në Kosovë e rajon.

Kryeministri po ashtu kërkoi që përderisa të drejtësia të mos e jap fjalën e vet për autorët e vrasjes askush nuk ka të drejtë të shprehet apo pretendojë t’i jap konotacione politike apo ndëretnike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail