Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi u takua me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zanier

Prishtinë, 17 prill 2012 (MIA) - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot u takua me sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zanier, me ç'rast diskutuan mbi gjetjen e modaliteteve adekuate për lehtësimin e procesit zgjedhor të qytetarëve të Kosovës të komunitetit serb për votimin e tyre në zgjedhjet paralmentare të Serbisë të parapara të mbahen në muajin maj.

Nga zyra e kryeministrit kosovar bëhet e ditur se, Thaçi theksoi se institucionet e Republikës do ta respektojnë në tërësi të drejtën e garantuar kushtetuese të qytetarëve të Kosovës më dyshtetësi për të votuar në zgjedhjet parlamentare.

"Mirëpo, duke pasur parasysh faktin se Serbia ende nuk e ka njohur shtetin e Kosovës dhe për rrjedhojë nuk ka ambasadën e saj në Kosovë, atëherë është e domosdoshme që kjo e drejtë të realizohet përmes një organizate ndërkombëtare, konkretisht OSBE-së", tha Thaçi.

Lidhur me tendencat për mbajtjen e zgjedhjeve lokale të Serbisë në Republikën e Kosovës, Thaçi ritheksoi se një gjë e tillë nuk do të tolerohet, "pasi është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe gjithashtu edhe Rezolutën 1244".

Zanier njoftoi se OSBE është duke marrë seriozisht në konsideratë kërkesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të lehtësuar organizimin e votimit për qytetarët e Kosovës të komunitetit serb me dyshtetësi në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, duke shtuar se një vendim përfundimtar lidhur më këtë çështje pritet të merret deri nga fundi i kësaj jave.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail