Nikoliq: Do të bisedoja me Jahjagën vetëm në takim formal

Beograd, 9 korrik 2012 (MIA) - Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq sot tha se do të pranonte të bisedonte me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, por jo në takimet joformale, veç në takimin formal.

Nikoliq tha se nuk sheh pse nuk do të bisedonte me përfaqësuesit e Prishtinës "nëse vjen koha për llojin e tillë të bisedimeve". Mirëpo ai ka përmendur se gjithsesi këtë nuk do ta bënte në tubimet joformale veç në takimet formale.

"Ne duhet ta zgjedhim a do t'i braktisim takimet apo në to do të luftojmë për qëndrimet tona, unë jam për atë që të marrim pjesë kudo ku duhet të dëgjohen qëndrimet tona", shtoi Nikoliq.

Mirëpo sipas tij, para kësaj duhet miratuar interpretim të përbashkët të marrëveshjes nga Brukseli që të dihet nëse autoritetet në Beograd kanë pranuar që "institucionet e Prishtinës të jenë të pranishëm në forumet ndërkombëtare derisa aty është edhe Serbia".

"Duhet të shohim nën cilat kushte do të marrim pjesë.. Nëse organizatorët i kanë përmbushur kushtet atëherë nuk shoh arsye të mos jemi aty ku janë përfaqësuesit e Prishtinës, qoftë edhe të mos i shtrëngojmë duart me ta", ka theksuar Nikoliq.

Ndërkaq lidhur me shtrëngimin e duarve mes kryetarit të Partisë Demokratike, Boris Tadiq dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi në Dubrovnik, Nikoliq tha se ishte një gjest personal i Tadiqit.

Ai ka bërë të ditur se të premten ka biseduar me Tadiqin për vizitën e tij të Dubrovnik, përkatësisht në samitin e Kroacisë dhe se ish-presidenti i Serbisë nuk e ka informuar se ai do të takohej me Thaçin.

"Po të më kishte treguar, unë do t’i rekomandoja, që të mos i shtrëngojë duart me një njeri, i cili është nën akuza të rënda", ka deklaruar Nikoliq.

Presidenti serb ka theksuar se shteti nuk ka të bëjë asgjë me duarshtrëngimin mes Tadiqit dhe Thaçit dhe se ai si president as që ka qenë i ftuar në samitin e Kroacisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail