Berisha: Opozita të mos bllokojë për të tretin vit radhazi marrjen e statusit kandidat në BE

Tiranë, 6 gusht 2012 (MIA) - Kryeministri Sali Berisha ftoi sot, opozitën që të votojë draftin për heqjen e imunitetit dhe të mos bllokojë për të tretin vit radhazi marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian".

Gjatë seancës së sotme plenare ku pritet votimi i draftit për heqjen e imunitetit, Berisha i kujtoi opozitës se në vitin 2004 ka firmosur një marrëveshje me Këshillin e Evropës për heqjen e imunitetit dhe ajo marrëveshje është detyruese, aq sa janë detyrimet e anëtarësisë së Shqipërisë në KiE. "Ajo marrëveshje është nënshkruar në kuadrin e bashkëpunimit të Shqipërisë me KiE-në për luftën kundër korrupsionit", tha ai.

Duke hedhur poshtë pretendimet e deputetëve të majtë se heqja e imunitetit nuk është kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE, Berisha kërkoi që kjo seancë të mos shndërrohet në një seancë mashtrimesh.

Ai tha se, "një pengesë madhore për të luftuar korrupsionin në drejtësi dhe jetën politike është ekzistenca e imunitetit për gjykatësit dhe parlamentarët".

Kreu i qeverisë e konsideroi absurd pretendimin e PS-së se, data 6 gusht për heqjen e imunitetit u caktua në mënyrë të njëanshme, ndërsa kujtoi se në datën 12 korrik, kur u miratua kjo datë, opozita nuk kundërshtoi, pasi pikërisht kjo kërkohej nga rregullorja e propozuar nga vetë opozita.   

Sipas tij, "bllokimi i statusit të vendit kandidat në BE dëmton qeverinë dhe çdo qytetar shqiptar, por në rrafshin elektoral faturën më të madhe do ta paguajnë ata që bllokojnë".   

"Ju kërkoni që ky votim të bëhet në shtator. Po bllokoni sot vetëm me një qëllim, për të bllokuar statusin e vendit kandidat në BE për të tretën herë. Ju po përcaktoni si kusht për të votuar heqjen e imunitetit, pushtetin që nuk ua dhanë shqiptarët. Po kërkoni që ne të pranojmë që ju të bllokoni shtetin, ose të kapni krerët e institucioneve kushtetuese. Ju kërkoni që kryetari i Gjykatës Kushtetuese, kryetari i Gjykatës së Lartë, Presidenti, Prokurori i Përgjithshëm, Kontrolli i Lartë i Shtetit të votohen me 3/5 e votave. Ndërkohë që latë për dy vite me radhë vendin pa Avokat Populli, duke treguar qëndrimet tuaja anti-shtet", tha Berisha.

Ai tha se, "opozita kërkon sundimin e pakicës, por kjo nuk mund të ndodh, pasi vendi u nda nga Kushtetuta e sundimit të pakicës në vitin '90". 'Me Kushtetutën e pakicës ju dëshmoni një mentalitet ndër më të rrezikshmit për këtë vend", tha Berisha.

Duke kujtuar se maxhoranca ka pranuar të votojë variantin e propozuar nga opozita për heqjen e imunitetit, Berisha tha se heqja e imunitetit është kusht për statusin e vendit kandidat në BE.

Berisha kujtoi se, "edhe në marrëveshjen e nëntorit mes forcave politike është rënë dakord që të arrihen rezultate konkrete dhe të prekshme në luftën kundër korrupsionit, që është një nga sfidat e mëdha të Shqipërisë në rrugën e integrimit, kjo përfshin reformën e sistemit të imuniteteve". hr/13:36

 

 



###

Partnerët qeveritarë grekë fillojnë raund të ri të bisedimeve për masat e kursimit

Athinë, 6 gusht 2012 (MIA) - Liderët grekë të koalicionit sot do të fillojnë raund të ri të bisedimeve me qëllim që t'i finalizojnë detajet për zvogëlimin e shpenzimeve dhe reformat strukturore, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Kryeministri Andonis Samaras sot dhe nesër vonë pasdite do të takohet me liderin e PASOK-ut Evangelos Venizelos dhe të së Majtës Demokratike Fotis Kuvelis që të bisedojnë për hollësitë e zvogëlimit të 11,5 miliardë euro në shpenzimet për dy vitet e ardhshme dhe shitjen e ardhshme të pronës shtetërore.

Përfaqësues të "treshes" (Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar ndërkombëtar) dje u takuan me ministrin e Financave, Janis Sturnaras me çka përfundoi vizita e tyre në Athinë.

"Diskutimet për zbatimin e programit ishin produktive dhe është arritur marrëveshje për nevojën e përforcimit të përpjekjeve politike që të arrihet qëllimi", thuhet në kumtesën e përbashkët të "treshes".

Qëllimi është që masat për këtë vit të përfundohen deri në fund të javës së ardhshme, ndërsa pakoja për dy vitet e ardhshme do të bëhet javët e ardhshme që të jetë gati në fillim të shtatorit, gjatë samitit të Eurogrupit, të caktuar për më 3 shtator. mb/hr/13:07



###

Peres për vizitë zyrtare në Greqi

Athinë, 6 gisht 2012 (MIA) - Presidenti izraelit Shimon Peres prej sot deri të enjten do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Athinë, me ftesë të presidentit grek Karolos Paopulas.

Peres sot do të takohet me Papulasin, e pastaj do të ketë takime të ndara edhe me kryeministrin Andonis Samaras, liderin e SYRIZA-s, Aleksis Cipras dhe me shefin e PASOK-ut Evangelos Venizelos, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Peres, nesër do të vendosë kurorë lulesh tek Ushtari i panjohur në sheshin Sintagma, e pastaj do t'i jepet Medalje e Artë në Parlamentin grek.

Presidenti izraelit në Athinë do të takohet edhe me anëtarët e komunitetit hebraik, ndërsa do ta vizitojë edhe Muzeun e ri të Akropolit ku do të ketë drekë pune me ministrin e Kulturës, Konstantinos Arvanitopulos. mb/hr/12:27



###

Kociançiç: Dialogu të nisë sa më parë

Bruksel, 6 gusht  2012 (MIA) – “Janë duke u zhvilluar konsultimet e Brukselit për vazhdimin e bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Po bëjmë çmos që dialogu sa më parë të nisë”, ka deklaruar Maja Kociançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së Ketrin  Eshton, shkruan “Blic” i Beogradit.

Siç ka thënë për mediat serbe zëdhënësja e Eshtonit, përfaqësuesja e lartë e BE–së ditë më parë ka biseduar me kryeministrin serb Ivica Daçiq dhe me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi . Por ajo nuk ka saktësuar se kur do të caktohet raundi i ri i dialogut.

“Puna në raportin ka nisur , por meqenëse deri atëherë do të ketë edhe më kontakte, deri në momentin e fundit do të presim të shohim të gjitha informacionet për progresin në mënyrë që raporti të prezantojë realisht gjendjen e fundit”, ka thënë Kociançiç.

Ajo ka shtuar se Eshton  ka theksuar se është me rëndësi që të dyja palët, edhe Beogradi edhe Prishtina, plotësisht të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura me dialog. hr/12:03




###

Thaçi gati për dialog politik me Serbinë

Prishtinë, 6 gusht 2012 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës është i gatshëm t’u përgjigjet pozitivisht thirrjeve edhe të SHBA-së, edhe të BE-së, për negociata të reja me Serbinë.

Në një intervistë për “Kosova Sot”, ai ka thënë se aksioni i 25 korrikut i ka shuar ëndrrat serbe për Kosovën, ndërsa mohon se do të bëjë kompromise të dëmshme për vendin.

“Kosova dhe institucionet e saj nuk i kanë problem emrat apo regjimet ideologjike në Serbi. Kosova ka qenë e pushtuar nga shteti serb deri në vitin 1999, por, pavarësisht kësaj, përpjekjet shekullore kulmuan suksesshëm me fitoren tonë dhe ngadhënjimin e forcave demokratike për lirinë dhe demokracinë e Kosovës, për parimet e perspektivës euro-atlantike. Është realitet i Serbisë që në pushtet e kemi ish zëdhënësin e Slobodan Miloseviçit, Ivica Daçiç, dhe zëvendësin e kriminelit Seshejl, Nikoliç. Por, ajo që dua të them është se ajo se as ne nuk jemi ata që i zgjedhim liderët e Serbisë, e as Serbia nuk është ajo që i zgjedh liderët e shtetit të Kosovës, prandaj ne do të sillemi konform standardeve demokratike”, tha Thaçi.

Kryeministri ka theksuar se duhet të ndodhë zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel, e pastaj të vazhdohet me çështjet e mbetura.

“Por, duke shikuar perspektivën integruese të Kosovës dhe domosdoshmërinë e një relacioni normal ndërmjet shtetit të Kosovës dhe të Serbisë, këto takime të niveleve të larta mund t’i shërbejnë këtij procesi në relacionet ndërmjet shtetit të Kosovës dhe të Serbisë. Në këtë drejtim është një mbështetje shumë e fuqishme prej ndërkombëtarëve, prej SHBA-së dhe prej të gjitha vendeve të BE-së, të cilat e kanë qëllimin dhe vizionin e njëjtë për të ardhmen e shtetit të Kosovës dhe të gjithë rajonit”, tha kreu i ekzekutivit të Kosovës.

Duke folur për proceset e brendshme të shtetit, gjegjësisht punën e kabinetit qeveritar, Thaçi tha se është jashtëzakonisht i kënaqur me ata njerëz që kanë përvojë në qeverisje, e i kënaqur u shpreh të jetë edhe me ata që po e japin kontributin e tyre fillestar.

“Në të njëjtën kohë, është një ekip prej më të mirëve në qeverisjen që Kosova e ka pasur ndonjëherë”, tha Thaçi. hr/11:59 



###

Kuvendi shqiptar mblidhet sot në seancë të posaçme për të votuar heqjen e iminutetit

Tiranë, 6 gusht 2012 (MIA) - Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot, në një seancë të posaçme për të votuar draftin për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë. 

Megjithëse deputetët e maxhorancës dhe opozitës kanë rënë dakort për draftin me ndryshime kushtetuese, ata ndahen për datën e votimit të tij. 

Opozita ka deklaruar se 6 gushti është një datë e përcaktuar në mënyrë arbitrare nga shumica, ndërsa ka këmbëngulur se votimi për imunitetin duhet të kryhet në shtator, së bashku me një paketë tjetër ndryshimesh kushtetuese që lidhen me sistemin e Drejtësisë. 

Këtë qëndrim të opozitës maxhoranca e ka quajtur bllokues për Shqipërinë që në vjeshtë pritet të marrë statusin e vendit kandidatit në BE. "6 gushti është përcaktuar në bazë të rregullores parlamentare", ka argumentuar mazhoranca, duke ftuar opozitën që të heqë dorë nga qëndrimet bllokuese dhe të votojë në interes të qytetarëve shqiptarë dhe integrimit të vendit në BE.

Kryetari i Partisë Demokratike, njëherazi Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka ripërsëritur apelin e tij ndaj opozitës për votimin në Parlament të ndryshimeve kushtetuese për heqjen e imunitetit. "Nuk mund të pengohen projektet për zhvillimin e Shqipërisë. Në datë 6 gusht, Parlamenti voton heqjen e imunitetit. Mosvotimi i imunitetit është akt negativ, një mesazh i keq", u shpreh kryeministri Berisha nga Dhërmiu. 

Berisha tha se data 6 Gusht, është një ditë historike për heqjen e imunitetit për qeveritarët, ministrat dhe gjyqtarët dhe kjo ditë ka një rëndësi të jashtëzakonshme për luftën kundër korrupsionit.

Në këto momente, grupi parlamentar i PS-së është mbledhur në selinë rozë, për të unifikuar qëndrimin që do të mbajë në seancën e sotme parlamentare. Më parë, socialistët kanë deklaruar se do të jenë të pranishëm në seancën plenare por nuk do të marrin pjesë në votim. hr/11:15



###

Dorëhiqet ministri rumun i Punëve të Brendshme

Bukuresht, 6 gisht 2012 (MIA) - Ministri rumun i Punëve të Brendshme Joan Rus, i cili ishte në  qendër të polemikës me rastin e organizimit të referendumit për largimin e presidentit Trajan Basesku nga funksioni, bëri të ditur sot se jep dorëheqje.

"E kam dorëzuar dorëheqjen në emër të nderit", deklaroi Rus, i cilin është anëtar i koalicionit qeveritar Lidhja social-liberale.

Ai dërgoi kritika për shkak të presioneve mbi të nga ana e politikanëve nga të gjithë përfshirë edhe nga koalicioni qeveritar. mb/hr/10:58



###

Grekë "të varfër" me llogari të mëdha bankare jashtë vendit

Athinë, 6 gusht 2012 (MIA) - Ministria greke e Financave disponon me tre disqe, të cilat përmbajnë mijëra emra dhe adresa të shtetasve grek, të cilët,  që të mos paguajnë tatime, në periudhën e viteve 2009-2011 kanë kryer transaksione në bankat e huaja, në shumë prej 100.000 deri njëqind milion euro, shkruan sot gazeta "Etnos".

Sekretari kryesor i Ministrisë së Financave Jorgos Mergos publikoi se shumat nuk figurojnë në deklaratat e tatimpaguesve dhe bartësve të depozitave kanë qenë të regjistruar në tatime si njerëz me të ardhura të ulëta, si të rrezikuar social apo të papunë.

Mergos e ka konfirmuar informatën paraprake të gazetës duke u shprehur se udhëheqësia e Ministrisë së Financave disponon me tre disqe me emrat të mijëra grekëve me depozite për miliona euro në bankat e huaja.  sn/hr/10:46

 



###

Një kompani kineze ka ofruar 2,5 miliardë euro për ndërtimin e Korridorit 11 në Serbi

Beograd, 6 gusht 2012 (MIA) - Firma kineze China Road and Bridge Corporation  - CRBC ka dërguar ofertë zyrtare deri te pushtetarët serbë për financimin dhe ndërtimin e akseve rrugore të mbetura të Korridorit 11 - nga Beogradi deri te kufiri me Malin e Zi në vlerë të përgjithshme prej 2,5 miliardë euro.

"Oferta është 2,5 miliardë dhe bëhet fjalë për tre pjesë të mëdha rrugore nga Beogradi deri në Prelinjë, nga Prelinja deri në Pozhegë dhe nga Pozhega deri në Boljar, me gjatësi të plotë prej 270 kilometrave", deklaroi për Tanjug-un drejtori i Korridorit të Serbisë, Mihajllo Mishiq.

Oferta bazohet në vendimin e Qeverisë së Kinës për miratimin e kredisë prej dhjetë miliardë dollarëve për projekte në EJL. Kompani kineze ofroi afat prej 2,5 vjetëve për ndërtimin e aksit rrugor të kësaj autostrade nën kushtin kryesisht të përfundohen të gjitha procedurat. mb/hr/9:02



###

Tërmet në Turqi

Ankara, 6 gusht 2012 (MIA) - Qendra sizmologjike turke kumtoi se tërmet me intensitet prej 5,3 ballësh sipas shkallës së Rihterit  e ka goditur Turqinë juglindore, por  nuk ka informacione për viktima apo dëme materiale.

Observatoriumi sizmologjik Kandaili në Stamboll kumtoi se tërmeti ka ndodhur në orën 23:37 sipas kohës lokale mbrëmë në afërsi të qytetit Uludere, në qarkun Simak, në kufirin me Irakun.

Tërmeti është ndjerë edhe në rjaonet fqinje. sn/mb/8:40

 



###

Një aeroplan i vogël u rrëzua në perëndim të Beogradit, dy persona humbën jetën

Beograd, 6 gusht 2012 (MIA) - Dy persona humbën jetën kur një aeroplan i vogël u rrëzua mbrëmë në perëndim të Beogradit, kumtoi policia serbe.

Aeroplani është rrëzuar në një pemë në fshatin Ratari. Nuk dihen shkaqet për aksidentin. Policia kryen hetim për incidentin.  sn/mb/8:38

 

 



###

Pritet konfirmimi i njohjes nga Etiopia dhe Togoja

Prishtinë, 5 gusht 2012 (MIA) - Etiopia dhe Togoja shumë shpejt do t`i publikojnë njohjet për Kosovën. Burime të Gazetës Express thonë se ato pritet vetëm t’i dërgojnë notat verbale në Prishtinë. .

Për dallim prej herëve të tjera, tash MPJ-ja dhe Zyra e Pacollit nuk flasin publikisht për vendimet e këtyre shteteve. Ndërkohë, vazhdon të mbetet ende e paqartë nëse Nigeria dhe Uganda e kanë njohur pavarësinë.

Republika e Togos ndodhet në Afrikën Perëndimore dhe kufizohet me tri shtetet që e kanë njohur Kosovën - Ganën në perëndim, Beninin në lindje dhe Burkina Fason në veri.

Edhe Republika Demokratike e Etiopisë ndodhet në Afrikë dhe është vendi i dytë në këtë kontinent për nga numri i banorëve, me më shumë se 84 milionë.

“Këto dy shtete afrikane e kanë formalizuar njohjen për Kosovën. Nuk do të vonohen as notat verbale që do të vijnë nga Togoja e Etiopia”, ka thënë burime të Expressit.

Njohjet nga Togoja e Etiopia pritet të rrisin numrin e vendeve që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës në 93, ndonëse ende mungojnë njohjet formale nga Nigeria dhe Uganda. hr/15:03



###

Shëpflin: Serbia duhet ta pranojë Kosovën

Prishtinë, 5 gusht 2012 (MIA) - Anëtari i Komitetit për Çështje të Jashtme të Parlamentit Evropian, Xhërxh Shëpflin, ka deklaruar se Serbia, "herët a vonë", duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

"Sipas kritereve të Kopenhagës, vendet që duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, duhet të zbatojnë politikën e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore me të gjithë fqinjët. Ky është një kusht i vjetër dhe jo i ri", transmeton REL.

"Kjo do të thotë se Serbia, herët a vonë, duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, pa marrë parasysh se sa e dhmbshme mund të jetë për të", ka thënë Shëpflin, transmetojnë mediat serbe.

Hungarezi Shëpflin është anëtar i Grupit të Partisë Popullore Evropiane dhe në pyetjen se çfarë duhet të bëjë Partia Përparimtare Serbe – e cila ka fituar zgjedhjet në Serbi – për t’iu bashkuar partisë evropiane, ka thënë se do të përcjellë “me kujdes” presidentin dhe Qeverinë e re të Serbisë për të qartësuar kontributin e saj të mundshëm.

Diplomatët evropianë kanë shpeshtuar mesazhet për Serbinë, që të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.

Një gjë e tillë është përmendur edhe si kusht për shtetin serb që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail