"Koha Ditore" Kosova kërkon anëtarësimin në OKB përmes dialogut

Prishtinë, 14 gusht 2012 (MIA) – Republika e Kosovës do të kërkojë që të arrijë anëtarësimin e plotë në OKB nëpërmjet procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, pohon  një zyrtar i lartë qeveritar në kushte anonimiteti për gazetën "Koha ditore"

Ai theksoi se krahas integrimit të veriut, normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të shërbejë edhe për mundësimin  që Kosova të jetë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

"Çështja e njohjes nga Serbia është relevante. Serbia mund edhe të mos e njohë Kosovën formalisht, ndonëse për të mirën e tyre do të ishte sikur ta bënin këtë. Normalizimi i marrëdhënieve nënkupton heqjen e pengesave dhe funksionimi i Kosovës si anëtare e OKB-së", i ka thënë gazetës zyrtari i lartë qeveritar.

Sipas të njëjtit zyrtar, i afërt me ekipin që po përgatit kornizën në bazë të së cilës Kosova do të prezantohet në dialogun politik me Serbinë, Kosova do të kërkojë që në dialogun që do të ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian të arrihen dy qëllime: ruajtja e sovranitetit territorial, duke e integruar veriun, dhe funksionimi i Kosovës pa u penguar nga Serbia, që nënkupton edhe anëtarësimin në OKB.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail