Një tjetër ish i dënuar politik vetëdigjet me benzinë sot në Tiranë

Tiranë, 10 tetor 2012 (MIA) - Në ditën e 19 të grevës së urisë së ish të burgosurve politikë shqiptarë, sot një tjetër grevist ndërmerr aktin ekstrem të vetëflijimit. 

Pas Gjergj Ndrecës, shoku i tij, ish i burgosuri politik, Lirak Bejko, 47 vjeç nga Skrapari ka tentuar t'i japë fund jetës duke i vënë flakën vetes.

Lirak Bejko është çuar qetësisht nga çadra, ka dalë në një minioborr te improvizuar dhe pasi ka derdhur benzinë mbi rrobat e trupit, ka ndezur çakmakun. Ai është mbuluar menjëherë në flakë, të cilat për disa sekonda kanë përparuar në trupin e ish-të burgosurit politik. Nën thirrjet, "Mos!", "Shpejt çohuni!","Ujë!", shokë të grevës, ish-të përndjekur politikë kanë hedhur menjëherë batanije dhe ujë mbi trupin e Bekos duke shuar me vështirësi flakët.

Më pas Bejko është dërguar në drejtim të spitalit të djegieve me ane të një autoambulance, që qëndron për çdo situate emergjente në vendgjarje.

Pas aktit të Gjergj Ndrecës, ky është i dyti rast, që në grevën e urisë së ish-të burgosurve politikë, tentohet vetëflijimi me anë të djegies.

Mjekët pohojnë se djegia e Bejkos është në shkallën e tretë në masën 50 për qind. 

Mjekët bënë të ditur se djegie të lehta ka marrë dhe ish i burgosuri tjetër, Agim Kollcaku që ndihmoi të shuante flakët e Bekos.

Ish-të burgosurit politikë kërkojnë nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë të plotësojë kërkesat e tyre për dëmshpërblim për vitet e burgut që kanë kryer në vitet e diktaturës për shkak të politikës së atëhershme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail