Në Preshevë dhe Bujanoc seanca të kuvendeve të komunave për situatën

Preshevë, 12 janar 2013 (MIA) - Kuvendet e komunave të Preshevës dhe Bujanocit, të banuara me shumicë shqiptare, kanë zhvilluar gjatë ditës së djeshme seanca të jashtëzakonshme me qëllim shqyrtimi të gjendjes më të re të krijuar në këto lokalitete të Luginës së Preshevës, pas paralajmërimeve të autoriteteve të Beogradit për heqjen e një lapidari me emrat e shqiptarëve të rënë.

Sipas njoftimeve nga Lugina, këshilltarët e Kuvendit Komunal të Preshevës kanë miratuar vendimin që të mos pranojnë zhvendosjen apo heqjen e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, i vendosur para ndërtesës së komunës, ndërsa "mbështesin përfaqësuesit politikë për vazhdimin e dialogut të filluar me përfaqësuesit e Qeverisë serbe nën patronazhin e faktorit ndërkombëtar".

Edhe Kuvendi i Komunës së Bujanocit ka miratuar konkluzione, ku "dënon çdo fjalor kërcënues ndaj qytetarëve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre nacionale dhe religjioze".

U është bërë apel të gjithë faktorëve relevantë institucionalë dhe të tjerë (organizatave joqeveritare, mjeteve të informimit) që të punojnë për ruajtjen e tolerancës dhe mirëkuptimit ndëretnik në këtë mjedis multietnik.

Për sot është paralajmëruar të mbahet edhe seanca e përgjithshme e kuvendarëve shqiptarë të të tre kuvendeve  - Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës, në të cilat komuna në jug të Serbisë, sipas përfaqësuesve të atjeshëm, numri i shqiptarëve është dyfish më i madh se i serbëve në veriun e Mitrovicës e të Kosovës.

Lapidari është ngritur vitin e kaluar në bazë të një dokumenti të miratuar në vitin 2007 në Kuvendin Komunal të Preshevës, ku ishte vendosur që hapësira para ndërtesës së Komunës së Preshevës të emërtohej Sheshi i Dëshmorëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail