Përmendorja e UÇPMB-së mbetet në Preshevë, vendosën liderët e partive shqiptare nga pjesa jugore e Serbisë

Preshevë, 16 janar 2013 (MIA) - Njëri nga liderët politikë shqiptarë në Luginën e Preshevës, Jonuz Musliu, deklaroi sot se nuk do të zhvendoset përmendorja e UÇPMB-së, e cila gjendet në qendër të Preshevës.

Musliu, pas takimit të përbashkët të liderëve shqiptarë në pjesën jugore të Serbisë, tha se është arritur marrëveshja që "nuk ka zhvendosje të përmendores së pjesëtarëve të rënë të UÇPMB-së, dhe se sot do të mbahet mbledhja e Kuvendit komunal të Preshevës, në të cilën do të legalizohet përmendorja".

Mëtutje, ai ka theksuar se "komunat në Serbi kanë të drejtë ligjore që t'i legalizojnë përmendoret në territorin e tyre dhe këtë sot do ta bëjnë këshilltarët e Kuvendit Komunal në Preshevë".

Jonuz Musliu ka njoftuar se është marrë një urdhër i Inspeksionit të ministrisë së drejtësisë së Serbisë, që përmendorja të largohet, por sipas tij, komuna ka të drejtë ankese.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail