Raundi i dytë i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit përfundoi pa marrëveshje

Bruksel, 18 prill 2013 (MIA) - Raundi i nëntë i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian përfundoi pas 15 orëve, pa marrëveshje, por kësaj radhe palëve në bisedime u është ofruar dokument, i cili sipas ekipit negociues serb dukshëm është më i volitshëm nga vendimet, të cilat janë ofruar deri më tani.

Baronesha Eshton pas takimit ka deklaruar se kanë mbetur edhe disa orë për arritjen e marrëveshjës, raporton "Koha Ditore".

"Sot ka qenë një ditë e gjatë dhe intensive. Ne kemi provuar që të sjellim bashkë të gjitha idetë e ndryshme që janë disktuar muajve të kaluar, t'i destilojmë ato dhe u kemi kërkuar delegacioneve nga Prishtina dhe nga Beogradi për të shqyrtuar këto propozime dhe për ta parë nëse një marrëveshje mund të harrohet. E kam thënë herën e kaluar se marrëveshja është afër, që dallimet janë të vogla, por të thella. Mund të them me besim të plotë se dallimet ndërmjet palëve janë të ngushta dhe shumë sipërfaqësore. Derisa përgatitemi për Takimin e Komisionit Evropian të hënën ku do të jap raportin tim, na kanë mbetur edhe pak orë. Besoj, se me kohë të dyja delegacionet do të reflektojnë nëse mund të bëjnë hapat përfundimtarë dhe të çojnë popullin e tyre përpara", ka thënë ajo.

Kryeministri Hashim Thaçi  ka deklaruar se marrëveshja nuk është arritur për shkak se këtë e ka refuzuar pala serbe. Thaçi ka pohuar se pala kosovare ka pranuar në tërësi të gjitha pikat e marrëveshjes, duke shtuar se gjatë ditëve në vazhdim përmes një shkrese zyrtare do ta njoftojë baroneshën Eshton dhe  27 vendet anëtare të BE-së për pranimin e marrëveshjes. Thaçi ka thënë se shpreson që Beogradi ta pranojë marrëveshjen gjatë ditëve të ardhshme, por sipas tij asnjë marrëveshje nuk mund të arrihet me logjikën dhe kokën e Vojisllav Sheshelit. "Serbia duhet të reflektojë dhe për këtë nuk i ka mbetur shumë kohë", ka thënë Thaçi.

Ndërkaq kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka potencuar se është Prishtina ajo që është duke i bërë obstruksion marrëveshjes. Ai ka thënë se Serbia i ka pranuar të gjitha propozimet e Eshton, por është Thaçi ai që po synon të bëjë ndryshime.

Daçiq ka thënë se nuk është e vërtetë që Serbia nuk po e pranon marrëveshjen.

Raportohet se problemi kryesor është pika e 14, e cila bën thirrje për pranimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail