Presidenti turk Abdulla Gjyl bëri thirrje për dialog me protestuesit në vend

Ankara, 12 qershor 2013 (MIA) - Presidenti turk Abdulla Gjyl sot bëri thirrje për dialog me protestuesit legjitim, të cilët protestojnë kundër planeve për rikonstruimin e parkut Gezi në Stamboll, por deklaroi se ata të cilët kanë dalë në rrugë që të marrin pjesë në ngjarje të dhunshme, janë çështje e veçantë, kumtuan mediat britanike.

Gjul foli një ditë pasi policia për luftë me trazirat 18 orë të tëra ka përdorur gaz lotsjellës dhe topa të ujit që t'i dëbojë mijëra protestues në sheshin Taksim, ku janë fokusuar protestat dyjavore kundër kryeministrit, Rexhep Taip Erdogan.

Erdogan, i cili protestuesit i vlerësoi si "mbeturina", pritet sot të takohet me një grup personash publik, me të cilët do t'i shqyrtojë trazirat, të cilat filluan si fushatë e qetë kundër planeve për ndërtimin e parkut Gezi, që kufizohet me sheshin Taksim.

"Nëse njerëzit kanë ankesa atëherë le të realizohet dialog me këta njerëz, padyshim është dëshira jonë të dëgjojmë se çfarë kanë për të thënë", nënvizoi Gjyl para gazetarëve. Ai shfaqi shpresë se problemet do të tejkalohen "përmes pjeskurisë demokratike".

Njëherësh Gjyl theksoi se dhuna në rrugë nuk do të tolerohet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail