Demonstruesit në Stamboll refuzojnë të tërhiqen nga parku Gezi

Stamboll,13 qershor 2013 (MIA) - Demonstruesit të cilët e "okupuan" parkun Gezi në sheshin Taksim të Stambollit, refuzuan të tërhiqen edhe krahas "paralajmërimit të fundit" të kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan dërguar deri te ata.

"Ne do të qëndrojmë në parkun Gezi së bashku me tendat tona, me këngët tona, me librat tonë, me poezitë tona dhe me kërkesat tona", deklaroi sot avokati Xhan Atalaj, duke folur në konferencën për shtyp në emër të lëvizjes "Solidaritet për Taksimin", i cili është koordinator i protestave në Stamboll.

Erdogan sot u kërcënua se autoritetet do ta pastrojnë sheshin Taksim të Stambollit prej, siç tha, "shkelësve të ligjit".

"Sheshi u takon njerëzve nga Stambolli, njerëzve në tërë vendin dhe vizituesve të huaj. Për këtë nuk do të lejojmë që shkelësit  e ligjit të shëtisin lirisht nëpër shesh", deklaroi Erdogan në fjalimin para prefektëve nga partia e tij.

Paralajmërimi vjen për më pak se një ditë pasi partia e Erdoganit, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (APK), propozoi plan për mbajtje të referendumit për projektin për rikonstruimin e parkut Gezi, i cili gjendet pranë sheshit  Taksim, që ishte shkak për fillimin e protestave masive.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail