Deklarata e Krimesë i referohet Kosovës

Shkup, 11 mars 2014 (MIA) - Deklarata e pavarësisë së Republikës autonome të Krimesë dhe i Sevastopolit në paragrafin e parë i referohet rastit të Kosovës dhe në mendimin e Gjyqit Ndërkombëtar për pavarësinë e saj, shkruajnë mediat kosovare .

Parlamenti i Krimesë sot ka shpallur deklaratën e pavarësisë nga Ukraina.

"Ne, anëtarë e Këshillit Suprem të Republikës Autonome të Krimesë dhe të Këshillit të Qytetit Sevastopol, në bazë të kartës së KB-së dhe dokumenteve të tjerë ndërkombëtarë që njohin të drejtën e popullit për vetëvendosje, marrë parasysh vendim e Gjyqit Ndërkombëtar të Drejtësisë për Kosovën, i cili thotë se deklarata e njëanshme e pavarësisë së një shteti nuk shkel të drejtën ndërkombëtare, e marrim bashkërisht këtë vendim", thuhet në deklaratën e pavarësisë, duke iu referuar mediave të huaja.

Në deklaratë theksohet se "Republika e Krimesë është shtet demokratik sekular e multietnik", e cila sovrane dhe e pavarur do të sillet në përputhje me rezultate e referendumit që do të propozohet për bashkimin e kësaj njësie me Rusinë si një subjekt i ri.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail