Protesta në Stamboll dhe Ankara kundër dënimeve me vdekje për anëtarët e Vëllazërisë Myslimane në Egjipt

Stamboll/Ankara, 11 prill 2014 (MIA) - Në Stamboll dhe në Ankara u mbajtën protesta kundër dënimeve me vdekje për mbi 500 anëtarë të lëvizjes islamike Vëllazëria Myslimane, që muajin e kaluar janë shqiptuar në Egjipt, publikoi sot gazeta turke "Hyriet".

Një numër i madh protestuesve, turq dhe qytetarë egjiptianë, mbrëmë u tubuan në sheshin Aja Sofia në Stamboll. Protestuesit kanë brohoritur parrulla kundër Qeverisë së Egjiptit dhe janë lutur për presidentin islamik Muhamed Morsi, i cili vitin e kaluar është rrëzuar nga pushteti.

Shtetasi egjiptian, Adil Rashid, anëtar i Vëllazërisë myslimane para protestuesve mbajti fjalim në gjuhën arabe. Fjalimi është përkthyer edhe në gjuhën turke.

Një numër i madh i protestuesve u grumbulluan edhe në Parkun e demokracisë në Ankara, ku filloi shëtitja protestuese kundër dënimeve me vdekje për anëtarët e Vëllazërisë myslimane. Kolona e protestuesve arritën deri në përfaqësinë e KB-së në kryeqendrën turke.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail