Arrestohet Gert Pashja, i shpallur në kërkim për rekrutimin e luftetarëve për në Siri

Tiranë, 15 prill 2014 (MIA) - Policia e Shtetit ka arrestuar sot shtetasin shqiptzar Gert Pashja, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit, ku u godit një grup personash që rekrutonin luftëtarë për në Siri, njofton ATSH-ja.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, “Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit me strukturat e specializuara në Luftën kundër Akteve Terroriste në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda pas një pune të mirë organizuar në bashkëpunim dhe me Drejtorinë e Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe autoritetet ligjzbatuese turke, bënë të mundur gjetjen dhe kapjen e  shtetasit Gert Isuf Pashja”.

“Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar si i dyshuar për veprën penale të 'Rekrutimit të personave me qëllim kryerjen e veprimeve terroriste' dhe atë të 'Nxitjes, thirrjes publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale, me qëllime terroriste', të parashikuar nga neni  231 dhe 232/a të Kodit Penal. Për shtetasin Gert Isuf Pashja, vjeç 30,  banues në Peqin sot, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda  Nr 108 datë 10.03.2014 përmes të cilit ndaj këtij shtetasi është caktuar masë sigurie arrest me burg”, thuhet në njoftimin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail