Erdogan ndaloi tubime në sheshin Taksim më 1 maj

Ankara, 22 prill 2014 (MIA) - Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan sot deklaroi se nuk do të lejojë tubime me rastin e 1 majit në sheshin Taksim të Stambollit.

Erdogan i porositi pjesëmarrësit potencial "që të heqin dorë nga shpresat e tyre të lidhura me Taksimin" dhe nga lufta kundër shtetit. Ai apeloi që të mos prishet qetësia e popullatës, e cila nuk do që nëpër rrugë të dominojnë gurë dhe kokteje molotovi.

Kryeministri turk u propozoi edhe vende të tjera për tubim më 1 maj, duke u ofruar edhe transport falas.

Sindikatat e majta paralajmëruan se do ta injorojnë ndalesën për tubim në Taksim. Të hënën policia përdori gaz lotsjellës ndaj anëtarëve të organizatës Komitet 1 maj, në të cilën janë të anëtarësuar pëfaqësues të sindikatës dhe të organizatave joqeveritare, që t'i parandalojnë që të japin kumtesë për demonstratat që janë planifikuar më 1 maj në Taksim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail